Një person humbi jetën, 10 mbetën të lënduar dhe 112 të tjerë mbetën të bllokuar në ajër, si pasojë e shembjes së teleferikut në Antalia të Turqisë.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur gjatë natës në një zonë turistike të Antalias dhe kabina ra në një zonë shkëmbore.
Ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya njoftoi se përpjekjet për të shpëtuar personat e bllokuar në ajër vazhduan pa ndërprerje dhe 112 personat u evakuuan me sukses.
Në deklaratën e tij në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ministri Yerlikaya tha se 4 helikopterë të Komandës së Rojës Bregdetare morën një rol aktiv në përpjekjet e shpëtimit.
Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca në një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale tha se: “Si pasojë e rënies së një kabine teleferiku në lagjen Konyaaltı të Antalisë, një person ka humbur jetën dhe 10 persona janë lënduar. Të plagosurit janë dërguar në spital, gjendja e tyre shëndetësore nuk është e rëndë.’.
Autoritete turke njoftuan se ‘për incidentin do të nisin hetimet’.
M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
37.6%
-
Më keq
44.9%
-
Njësoj
17.6%
Vota total: 2454
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Turqia bllokon Instagramin, por s’tregon arsyen
2 Gusht, 13:27
-
‘Do pushtojmë Izraelin’, rriten tensionet, ministri izraelit për Erdogan: Ai po ndjek gjurmët e Sadam Huseinit
29 Korrik, 11:30
-
Erdogan kërcënon Izraelin: Ashtu siç kemi hyrë në Karabak dhe Libi, do bëjmë të njëjtën gjë me ta
28 Korrik, 22:26
-
VIDEO/ Refuzoi t'i puthte dorën, Erdogan godet me shuplakë djalin e vogël
28 Korrik, 20:38
-
Propozimi i Turqisë për të vrarë qentë endacakë ngjall zemërim
28 Korrik, 18:42
-
VIDEO/ Firmosi në Turqi, Rey Manaj pritet si 'mbret' nga tifozët
22 Korrik, 16:00
-
Greqia mohon akuzat e Turqisë se ka shtyrë migrantët në territorin turk
22 Korrik, 15:28
-
Jose Mourinho kërkon Armando Brojën
8 Korrik, 21:41
-
Me pushime në Turqi, Luizi dhe Kiara ndajnë fotot e ëmbla me Lunën (FOTO)
8 Korrik, 08:44
-
Erdogan thotë se mund ta ftojë Assadin në Turqi 'në çdo moment'
7 Korrik, 19:55
-
Takimi në Kazakistan/ Turqia aspiron të anëtarësohet në organizatën BRICS të krijuar nga Rusia dhe Kina
4 Korrik, 15:50
-
Erdogan dhe Putin takohen në Kazakistan, presidenti rus: Mes dy vendeve po zbatohen projekte strategjike
3 Korrik, 22:23