TIRANE - Ishte i pranishëm në një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë së 25 viteve të fundit në vendin tonë. Astrit Hatellari, ishte personi bashkë me qindra shqiptarë 24 vite më parë që u bë pjesë e protestës së madhe që u finalizua me rrëzimin e shtatores së Enver Hoxhës. Por ishte pikërisht ai që me ndihmën e disa bashkëqytetarëve të tjerë u ngjit në bustin e dikatorit Hoxha për t’i lidhur litarin që bëri të mundur rrëzimin e tij.
“Mund të ishin rreth 80 - 100 mijë vetë, nuk e di tamam. Policia vinte vërdallë, ndalonte. Ajo ishte një diçka që dueshe bërë, ska pasur asnjë lloj organizimi nga askush. Nëse do na binte neve do vriteshim vetë. Atëherë menduam cfarë do bëjmë. Ndaluam një makinë, morën litarë, një kavo dhe u ngjitëm, unë u kapa dhe hipa sipër. Menduam që ta lidhnim tëk dora, e lidha edhe ra. Ra hija që mbulonte gjithë njerëzit.” tregon ai
Ky ishte misisioni që siç thotë ai e bëri me zemër, dhe rreth 20 vite më pas Presidenti Bamir Topi bashkë me shumë të tjerë i akordoi titullin “Pishtar i Demokracisë”. Sot ai mendon ta kthejë , pasi siç argumenton ai kjo nuk ëhstë Shqipëria për të cilën ai ëndërronte por ka dhe një motiv tjetër. Ai rrëfen për A1 Report se çmimet dhe medaljet që jepen ndër vite nga Presidenti i Republikës janë zhvlerësuar. Hatellari mendon se janë nderuar për këtë ngarje edhe persona që nuk ishin pjesë e asaj lëvizje.
”Që kur e kam marrë unë desha ta dorëzoja, këta persona që janë këtu, nuk ka qënë asnjëri sepse janë persona të tjera ata që kanë dhënë, atyre u takon shpërblimi. Sot kollitet njëri dhe merr një dekoratë dhe po i japim dhe një tjetër. Dekorimet po i marrin dhe ish-komunistët dhe kjo është e tmerrshme dhe s'mund të rri paralel me ta.” u shpreh Hatellari
Në këto kushte Astrit Hatellari në një rast të padëgjuar më parë ka vendsur t’i kthejë Presideiti të Republikës dekoratën që iu dha në vitin 2009 nga Presidenti i asaj kohe Bamir Topi.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO