Rrëzuan kokat e drejtësisë, kallëzohen në SPAK dy komisionerët e Vetingut Darjel Sina dhe Florjan Ballhysa për të dhëna të rreme, informalitet dhe shmangie taksash

Rrëzuan kokat e drejtësisë, kallëzohen në SPAK dy komisionerët e Vetingut Darjel Sina dhe Florjan Ballhysa për të dhëna të rreme, informalitet dhe shmangie taksash

Florjan Ballhysa dhe Dariel Sina

Dy komisionerët publikë pranë Komisionit të Vetingut, Darjel Sina dhe Florjan Ballhysa janë kallëzuar penalisht në SPAK për të njëjtat shkelje dhe shkaqe, për të cilat kanë kërkuar shkarkimin nga detyra të disa prokurorëve dhe gjyqtarëve në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Kallëzimi është referuar në SPAK nga studio ligjore “Jurisprudenca” tre ditë më parë. Në kallëzim thuhet se Florian Ballhysa, për të plotësuar kriteret për pozicionin e komisionerit, ka deklaruar se ka punuar dy vite si konsulent ligjor pranë AMA, disa institucioneve  të tjera shtetërore dhe OJF të ndryshme. Sipas kallëzimit, Ballhysa, kur ka punuar si konsulent ligjor nuk ka qenë i regjistruar në organet tatimore dhe QKB, duke ushtruar këtë funksion në informalitet dhe duke mos paguar tatimin mbi të ardhurat. 

Në vitin 2002 deri në vitin 2004, Ballhysa ka punuar si avokat pranë Dhomës së Avokatisë në Tiranë, gjithashtu i paregjistruar dhe në formalitet. Për rrjedhojë, sipas kallëzimit, Ballhysa ka paraqitur të dhëna të rreme për përvojën në punë kur ka aplikuar për pozicionin e komisionerit. “Komisioneri Ballhysa ka rreth 6.5 vjet punë dhe nuk plotëson kriterret për të përfituar pozicionin e punës së komisionerit sipas parashikimeve”, thuhet në kallëzim. Ligji i Vetingut parashikon si kriter të pakën 10 vite punë. Në vijim, sipas studios ligjore “Jurisprudenca”, Ballhysa ka lidhur kontrata duke përfituar 1.300.000 lekë, para të cilat nuk i ka deklaruar në sistemin tatimor.

Në kallëzimin e referuar në SPAK ngrihen dyshime se edhe komisioneri Darjel Sina ka paraqitur të dhëna të rreme, për të plotësuar kriteret kur ka aplikuar për pozicionin e komisionerit. Nga janari 2001 deri në dhjetor të vitit 2003, Sina pretendon se ka qenë i punësuar si asistent avokat për 2 vjet në Greqi dhe ka përfituar pagën 500 euro, një vlerë e ulët dhe e dyshimtë. Nga ana tjetër, ligji i Vetingut për kriteret për t’u zgjedhur komisioner kërkonte përvojë punë si avokat dhe jo si si asistent avokat. Sina ka deklaruar se nga muaj nëntor i vitit 1998 deri në shtator 2003 ka ndjekur studimet në universitetin e Athinës. Në kallëzim thuhet se vjetërsia reale në punë e Darjel Sinës është 7 vite dhe jo 10 vite sa e kërkon ligji.

Në kallëzim ngrihen dyshime se Sina mund të këtë falsifikuar një vërtetim të vitit 2013, sipas të cilit ka qenë i punësuar në një universitet në shtetin grek. Në kallëzim pretendohet se Darjel Sina ka deklaruar një apartament me vlerë 70 mijë euro, por të ardhurat e tij të ligjshme janë 43 mijë euro, pa llogaritur koston e jetesës, duke bërë deklarim të rremë të pasurisë.

Darjel Sina dhe Florjan Ballhysa, me iniciativën e tyre dhe me rekomandim të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, kanë ankimuar rreth 60 vendime të Komisionit të Vetingut të shkallës së parë, për konfirmimin në detyrë të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka pranuar mbi 50 % të ankesave, ndërsa ankimimet e tjera janë në shqyrtim. Nga ankimimet që ka marrë në shqyrtim, Kolegji i Apelimit ka pranuar rreth 95 % të kërkesave të dy komisionerëve, duke shkarkuar nga detyra gjyqtarët dhe prokurorët që kishin kaluar shkallën e parë.

Mes të shkarkuarve janë edhe kokat e drejtësisë, si ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, ish drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela dhe ish kreut i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj. Janë shkarkuar pas ankimimit nga komisionerët publikë edhe gjyqtari Artur Malaj, prokurori Besnik Cani, prokurorja Antoneta Sevdari etj.

Kallëzimet e tjera

Në 7 shkurt, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të pezullonte pa afat nga detyra anëtarin Ardian Hajdari, pasi ky i fundit është marrë i pandehur nga SPAK për fshehje të ardhurash dhe deklarim të rremë pasurie. Hajdari është kallëzuar penalisht në qershor 2020 nga ish-prokurorët Antoneta Sevdari, Elsion Sadiku si dhe ish-gjyqtari Ervin Metalla. Më parë gjyqtari Luan Daci u pezullua dhe më pas u shkarkua pasi u deklarua fajtor me vendim të formës për falsifikim të formularit të aplikimit për një pozicion në institucionet e Vettingun. Në SPAK është kallëzuar edhe anëtarja KPK-së, Brunilda Bekteshi. Ndaj zonjës Bekteshi është referuar një kallëzim penal në SPAK nga ish prokurori Bujar Hoti, i cili pretendon se anëtarja e Vettingut ka konsumuar veprat penale të fshehjes së pasurisë dhe të falsifikimit të dokumenteve. Prokurori i SPAK-ut Erion Bani kërkoi pushimin e çështjes me pretendimin se nuk ekziston fakti penal i deklarimit të rremë të pasurisë dhe falsifikimit të dokumenteve. Por, Gjykata e Posaçme ka vlerësuar se hetimi është i paplotë, duke vendosur kthimin e akteve dhe vijimin e hetimeve.

Kallëzimi për dy komisionerët e Vetingut

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erjoni: 03/03/2022 19:31

    Kallezimin e ben Studio Ligjore “Jurispudenca” alias pseudo Avokati Arben Llangozi, zar i Kryetarit te Gjykates Gjirokaster Arben Dosti qe e kaloi KPK me 500 milion lek te kaluara nga mali nga Greqia ne Shqiperi. Ky pseudo avokat i denuar per mashtrim (shiko vendimin e gjykates se larte) perdoret nga ky gjyqtar hajdut Arben Dosti. Arben Llangozi eshte nje mashtrues Ordiner, organet ligjzbatuese ta verifikojne sepse gjyqe ben vetem ne Gjirokaster

    Përgjigju
  • era: 22/02/2022 14:06

    ku kane qene keto akademik more Artur akademia e tyre eshte vetem qe te merrni lek nga gjyqtaret dhe prokuroret e kaluar nga vetingu keta te dy jane mashtrues si te gjithe anetarit si te KPK. dhe KPA. MASTRUES ORDINERE KUR KAN MASHTRUAR NJE PARLAMET DHE NJE SHTETE VAJMEDET CFAR BEJNE KETO ME NJE NJERI PER TE MASHTRUAR, SHTET I POSHTE KESHTU I DUAN KETO NJERESIT MASHTRUES DHE HAJDUT, GJYQTARET DHE PROKURORET E NGELUR JANE DRITE E LULE PARA KYRE MASHTRUESVE.

    Përgjigju
    • geni: 23/02/2022 08:49

      Ke te drejte, mashtruesi mashtruesin heq...edhe keta kete pune bene hoqen ca hajduter ordiner me pasuri marramendese. Nje te mire e kane bere, i lumt !

  • komisioneri: 22/02/2022 11:47

    Florian Ballhysa flm ! Bravo te qoft je profesionist !!!

    Përgjigju
  • Artur: 22/02/2022 05:09

    Nuk e kuptoj pse keta ish prokurore e gjykates lejohen te punesohen si avokate. Po te shikosh resume/CV a Darjelit, do e kuptoni sa i larte eshte ne anen akademike, shkencore dhe ne ate individuale. NE duhet te jemi krenar qe ekzistojne pesona te tille ne kete vend. Jurisprudence Llumi.

    Përgjigju
    • dudi: 22/02/2022 10:32

      oj amelia, dil me emer...te ka ankimuar ky qe i lumt ajo dore !!! shkarkim te shpejte se jeni bere si cete hajdutesh !!!

    • Amelia: 22/02/2022 09:35

      Ku eshte kjo ana akàdemike e shkencore e ketij pseudojuristi??? Ne cv e falsifikuar? Ne studimin ne nje Universitet me keq se kristali jone? Po te ngelet krenaria ne juriste si ky vaj medet ky vend.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Çna tregoi Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Çna tregoi Altin Dumani?