GAZA - Pas përfundimit të armëpushimit 72 orësh, Izraeli dhe Palestina kanë rënë dakord për një armëpushim të ri 5-ditor, por marrëveshja u lëkund brenda natës pas një sulmi me raketa në shtetin hebre.
 
Ushtria izraelite, e cila iu përgjigj sulmit, tha se militantët e Gazës kanë shkelur armëpushimin duke hedhur 8 raketa në Izrael.
 
Ndërsa, Hamas mohoi përfshirjen në sulm dhe akuzoi Izraelin për shkelje të armëpushimit të zgjeruar minutën e fundit, pas atij 3 ditor. Ky tension midis palëve po kërcënon marrëveshjen e arritur mbrëmë në Kajro.
 
Aktualisht bisedimet për një armëpushim afatgjatë po vijojnë. Të dyja palët kanë paraqitur kërkesat e tyre përmes ndërmjetësve egjiptianë në Kajro. Armiqësitë midis Hamas dhe Izraelit kanë shkaktuar deri më tani 1945 palestinezë dhe 67 izraelitë të vrarë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)