Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të shtatorit sistemi bankar zotëronte mbi 6.300 pika elektronike të shitjes, të instaluara në njësi tregtare në të gjithë vendin. Që nga fillimi i vitit, numri i terminaleve të shitjes POS është rritur me mbi 11%. Pikat elektronike mundësojnë kryerjen e pagesave me kartë bankare, pa qënë nevoja për të përdorur para cash. Sipas BSH janë afro 900 mijë karta bankare, përmes të cilave shqiptarët mund të kryejnë blerje direkte, nga të cilat 74 mijë janë karta krediti.  

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)