TIRANE - Çmimet e artikujve ushqimorë kane pësuar rritje e kjo për shkak të mungesës së prodhimit vendas edhe pse jemi ne stinën e pranverës.

Tregtarët pranojnë se krahasuar me periudha të mëparshme, cmimet janë rritur pasi shumica e mallrave vijnë nga importi.

“Kanë ardhur me shumë vonesë, të gjitha janë prodhime të jashtme importi. Në krahasim me vjet kanë rënë edhe koha nuk na favorizon, nuk po ecin prodhimet. Vjet kastraveci ishte 600-700 këtë vit 1000”, thanë tregtarët.

Ata shprehen se edhe ato pak prodhime vendase, që janë tashmë në treg, kanë hyrë me kosto të lartë.

Kjo situatë ka shqetësuar edhe konsumatorët të cilët shprehen se cmimet e larta në produktet, që ata kosumojnë janë të pa përballueshme.

“Çmimet janë shumë të shtrenjta sidomos për ne pensionistët. Tregu është i gjithi i jashtëm, s’ kemi të vendit fare”, - shprehen konsumatorët.


Redaksia Online
(ad.ti/g.h/shqiptarja.com)