/ATSH/- Ndërsa shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 63,0 % të gjithë tregtisë në muajin gusht, eksportet drejt këtyre vendeve zunë 75,1 % të eksporteve gjithsej, ndërsa importet 58,3 % të totalit.
Sipas INSTAT-it, partnerët kryesorë tregtarë vijojnë të jenë Italia me 32,6 %, Greqia me 7,2 %, Turqia 6,6 % dhe Kina 6,6 %.
Në muajin gusht, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2014 janë Italia me 3,6 %, Kosova me 4,1 % dhe Maqedonia me 10,9 %. Krahasuar me një vit më parë, në gusht 2015 eksportet u ulën ndjeshëm me Spanjën me 7,4 %, Gjermaninë me 49,5 % dhe Greqinë me 0,6 %.
Importet u rritën ndjeshëm gjatë muajit gusht 2015, krahasuar me një vit më parë nga vendet si Turqia me 26,2 %, Rusia me 9,7 % dhe Kroacia me 114,6 %. Por gjithashtu vendet me të cilat importet pësuan uljen më të madhe janë Italia me 7,7 %, Greqia me 35,9 % dhe Kina me 7,7 %.
/Shqiptarja.com