'Rriten kostot e borxhit publik me 33.9 miliardë lekë', Denaj: Nuk ka eurobond në vitin 2021, por hua brenda vendit

Borxhi publik është ulur lehtë në tremujorin e tretët të vitit, pasi kapërceu nivelin e 80% në fund të muajit qershor 2020. Por pavarësisht rënies Ministria e Financave parashikon që viti të mbyllet me borxh rreth 81%.

“Niveli aktual i borxhit të qeverisjes qendrore, sipas të dhënave të tremujorit më të fundit (Shtator 2020) vlerësohet në nivelin 1.260.313 milion Lekë ose 79.7% e PBB. Në fund të vitit 2020 niveli i borxhit publik parashikohet të arrijë në 80.9 % në raport me PBB”, tha Denaj.

Ndërkohë marrja e eurobondit dhe e huave nga ndërkombëtarët për të përballuar pandeminë, ka rritur ekspozimin e tij ndaj rreziqeve të mundshme, të interesave, ri-pagesave dhe luhatjeve të kursit të këmbimit.

“Huamarrja gjatë vitit 2020 u realizua kryesisht nëpërmjet burimeve të jashtme, konkretisht nëpërmjet emetimit të instrumentit të Eurobond-it, si edhe nëpërmjet huave në formën e mbështetjes buxhetore. Kjo ka çuar në rritjen e ekspozimit të borxhit të jashtëm në krahasim me nivelin e fundvitit 2019 ku ky ekspozim ishte në nivelin prej 46.3%”, shpjegoi ministrja.

Si pasojë e zgjerimit të borxhit në fund të këtij viti kostot e shërbimit, për interesa dhe pagesa principali pritet të arrijnë në 98.6 miliardë lekë me një rritje prej me 33.9 miliardë lekë, krahasuar me vitin e kaluar. Përpos situatës së zymtë objektivi qeverisë është që borxhi të ulet vitin që vjen.

er.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë