Rriten masat e sigurisë në Pekin 
rrezik për sulme gjatë Krishtlindjeve

Rriten masat e sigurisë në Pekin <br />rrezik për sulme gjatë Krishtlindjeve
Qeveria amerikane dhe ajo britanike kanë marrë disa informacione që paralajmërojnë për sulme ndaj perëndimorëve në kryeqytetin kinez, Pekin, në vigjilje të Krishtlindjeve ose gjatë asaj dite.

Zyrtarët e të dy vendeve thanë se sulmet mund të ndodhin në Sanlitun, një lagje e mbushur me dyqane e bare dhe tepër e frekuentuar sidomos nga të huajt. Këshilla të ngjashme u dhanë qytetarëve të tyre edhe qeveritë australiane e ato franceze.

Policia e Pekinit ka vendosur alarmin e verdhë të sigurisë, që konsiston në rritjen e kontrolleve të sigurisë në zonat ku bëhet pazar, ndërsa koshat e plehrave në zona publike do të kontrollohen çdo 30 minuta, raporton agjencia e lajmeve Xinhua.

Prezenca e policisë është rritur ditën e enjte në Sanlitun, me policë të armatosur që monitorojnë ambientin jashtë qendrave tregtare.
policia
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)