I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, Dhimitraq Ziu zëvendës drejtor për rendin dhe sigurinë publik në Tiranë ka deklaruar se policia ka rritur masat e sigurisë në disa seli diplomatike.
Janë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasada Gjermane, Ambasada Turke dhe ajo Ruse që do të ruhen me masa më të larta sigurie.
Ziu u shpreh se nuk ka informacion për rrezik të mundshëm ndajh selive por masat janë ndërmarrë për efekt sigurie.
“Deri tani nuk kemi asnjë informacion për rrezik të mundshëm por rritja e masave është bërë për të garantuar sigurinë. Nuk kemi asnjë informacion për rrezik konkret”, u shpreh Ziu.
Ndërsa shtoi se janë marrë masa të veçanta për festat e fundvitit ku janë ndaluar 40 persona në kërkim po mbahen nën kontroll të gjithë individët me precedentët penal.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO