Qeveria shqiptare vendosi të rrisë pensionet që në vitin e parë rë saj. Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj, pas mbledhjes së qeverisë njoftoi rritjen e pensioneve në masën 2 % për 606 mijë qytetarë shqiptarë.
Ai tha nga 1 janari pensionet e reja do të lidhen në bazë të kontributeve. Veliaj tha se nga kjo rritje parashikon jo vetëm pensionet e plota, por dhe ato të pjesshme, të reduktuara, pensionet e parakohshme të pleqërisë, ato të invaliditetit, por gjithashtu edhe kategori të tjera si, policia e shtetit, punonjësit e gardës, pilotët, policia e burgjeve, minatorët dhe të tjerë.
“Qeveria vendosi që të pranojë miratimin e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë që pensionet të rritennë masën 2%, pra më shumë se inflacioni. Në këtë mënyrë nuk do të kemi vetëm indeksim, pra rritje nominale të pensioneve por dhe një rritje reale të pensioneve që në vitin tonë të parë. Ky vendim parashikon që të rriten në 2 % pensionet e plota, të pjesshme, të reduktuara, pensionet e parakohshme të pleqërisë, pensionet i invaliditetit dhe familjare, pensionet për vjetërsi shërbimi si në qytet dhe në fshat. Ne vendosëm që të rriten në të njëjtën masë edhe pensionet suplementare për ushtarakët, policinë e shtetit, punonjësit e gardës, të shërbimit informativ të shtetit, policisë së burgjeve, zjarrfikseve dhe shërbimit të kontrollit të brendshëm, të punonjësve me tituj shkencor si dhe trajtimet e veçanta financiare të pilotëve, të ish-detarëve, të ish-punonjësve të industrisë ushtarake, të- ish minatorëve”, tha Veliaj.
Ministri sqaroi se nga rritja e pensioneve dhe përfitime të tjera përfitojnë rreth 606 mijë qytetarë shqiptarë, nga të cilët 427 mijë janë pensionistë të qytetit , 150 mijë janë pensionistë të fshatit dhe 29 mijë janë përfitime të tjera për kategoritë e tjera.
Ministri tha më tej se nga kjo skemë do të përfitojnë edhe 5000 persona që për herë të parë pritet të marrin pension social. Ndër të tjera se kanë nisur negociatat me disa shtete, me qëllim që shqiptarëve në emigracion t’ju njihen për pension vitet e punës jashtë Shqipërisë.
“Marrëveshja për emigrantët që mundi dhe djersa ku punojnë t’ju njihet për efekt pensioni. Marrëveshje me disa shtete, presim nga disa të tjera”, tha Veliaj.
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

VIDEO