Rriten përsëri pensionet e vjetra
ja cilët të moshuar do përfitojnë
PDF/Rritja e pensioneve nga Prill 1996/Dhjetor1996

Rriten përsëri pensionet e vjetra<br />ja cilët të moshuar do përfitojnë<br />PDF/Rritja e pensioneve nga Prill 1996/Dhjetor1996
Qeveria ka vendosur të rritë përsëri pensionet e vjetra. Të gjithë pensionistët që është caktuar pensioni nga 1 marsi 1996 deri në 31 dhjetor 1996 do të përfitojnë shtesë. Nëse pensioni u është lidhur 3 mijë lekë në vitin 1996, tashmë do të kenë në pension jo më pak se 14 mijë lekë.

Gazeta publikon sot tabelat e plota, sa do të jetë përfitimi për të gjithë pensionistët. ‘Projektvendimi ka për qëllim përmirësimin e nivelit të mirëqenies së pensionistëve në harkun kohor 1.1.1994 -31.12.1996, si dhe rregullon e masën e pensioneve për kategoritë e grave që kanë punuar në punët e kategorisë së parë dhe të dytë, dhe minatorëve të nëntokës që kanë dalë në pension të parakohshëm.

Projektvendimi synon të barazojë pensionet maksimale të harkut kohor 1.10.1993 - 31.12.1996, me pensionin maksimal të caktuar në harkun kohor 1.1.1997 - 31.2.1998, dhe përafron pensionet e tjera mesatare me ato të caktuara në këtë hark kohor. Pensionet maksimale, pas kësaj rritjeje, arrijnë në 23.640 lekë në muaj.

Nga këto ndryshime do të përfitojnë 3000 pensionistë, gra që kanë punuar në punët e kategorisë së parë dhe të dytë, si dhe minatorë të nëntokës. Efektet këtij projektvendimi do të do të përballohen nga fondet e buxhetit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore’ – thuhet në relacionin e qeverisë.

VENDIMI
Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.4.1996 deri më 31.12.1996, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes sipas ligjit nr.9588,
datë 25.7.2006, “Për rillogaritjen e pensioneve”, nga 3 682 lekë deri në 5 420 lekë në muaj, shtohen me shuma fikse duke arritur në masën 14089 lekë deri në 23 640 lekë në muaj.

Pensionet e pleqërisë të punonjësve të nëntokës dhe ato të grave që kanë punuar në punët e kategorisë së parë e të dytë, të caktuara sipas nenit 97, të ligjit nr.7703,
datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, kur llogariten si pensione të plota, pavarësisht kohës kur kanë kaluar si të tilla, përveç rritjeve dhe indeksimeve të zakonshme do të përfitojnë edhe rritjet e diferencuara që kanë përfituar të gjitha pensionet e plota të pleqërisë me datë fillimi në harkun kohor 1.10.1993 - 31.12.1996, përfshirë edhe rritjen e përcaktuar, në varësi të datës së së rivlerësuar si të plotë të këtij pensioni.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës

Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës