Rriten rastet e Tuberkulozit? OBSH: Nuk ka përkeqësim të shifrave në Shqipëri

Rriten rastet e Tuberkulozit? OBSH: Nuk ka përkeqësim të shifrave në Shqipëri

Organizata Botërore e Shëndetësisë raporton se në Shqipëri nuk ka rritje të rasteve të sëmundjes së Tuberkulozit. Raporti i Tuberkulozit Global sipas OBSH në të gjitha rastet ku përmendet Shqipëria, në asnjë vend nuk ka një koment apo element ku ka përkeqësim të shifrave.

Ditën e sotme u shpërnda një lajm ku thuhej e kundërta, duke theksuar se në vendin tonë kishte rritje të kësaj sëmundje por sipas raportit të OBSH është e pavërtetë që ka rritje të rasteve me tuberkuloz krahasuar me një vit më parë. 

OBSH bën me dije se sipas Raportit të Tuberkulozit Global, në Shqipëri janë identifikuar 440 raste. Krahasuar me vendet e rajonit si Mali i Zi, Serbia, Bullgaria apo Rumania Shqipëria ka një numër më të ulët të të prekurve me tuberkuloz. Konkretisht Bulgaria ka 1 358 raste të identifikuara; Mali i zi 84 raste; Romania 12 205 raste dhe Serbia 1 358 raste.

Në raportin e OBSH theksohet gjithashtu që në 2017 janë 499 raste të trajtuara me sukses ose 87 % e rasteve të trajtuara me sukses të të prekurve nga tuberkulozi.

OBSH duke vlerësuar kontributin e të gjitha mediave online dhe jo vetëm, në pasqyrimin e raporteve, u bën thirrje të jenë më të vëmendshëm në artikujt që shkruajnë për të shmangur të gjitha paqartësitë dhe keqkuptimet në leximin e të dhënave.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje