Prindërit shqiptarë thyejnë tabunë e arsimit universitar, të rinjtë drejt shkollave profesionale: Kemi më tepër shanse për punësim (VIDEO)

Prindërit shqiptarë kanë thyer tabunë e arsimit universitar. Ata po i orientojnë fëmijët e tyre  drejt profesioneve ose zanateve. Report Tv bisedoi me nxënës dhe drejtues të shkollave profesionale në Tiranë.

Alma 21 vjeçe nga Tirana la përgjysmë studimet universitare dhe u vu në kërkim të një profesioni që do i afronte më shpejt një punë. Ajo zgjodhi hotelerinë dhe beson se kjo është më e mira që ka bërë për veten.

“Zgjodha të ndjek një akademi profesionale duke parë pak a shumë dhe vetë interest e mia por edhe çfarë kërkon tregu dhe duke vënë re mangësitë që ka tregu shqiptar. Mendon se profesionistët janë shumë të nevojitur, sidomos në fushën e hotelerisë” – u shpreh Alma.

Arsimi profesional, së fundmi ka zgjuar më tepër interesin te të rinjtë shqiptarë dhe jo vetëm. Tabuja e prindërve shqiptarë, që fëmijët të ndjekin arsimin universitar, tashmë është thyer. Hoteleri-Turizmi, kulinaria, stilimi, estetika dhe jo vetëm, janë profesione të cilat për të rinjtë ofrojnë mundësi punësimi.

“Unë jam optimist dhe më vjen mirë që ka një qasje të rinië drejt profesionalizmit. Mesa duket sot edhe te familja po bie ajo dëshira që o të jetë me universitet që të jetë djali ose vajza që të ketë studiuar universitetin, o nuk bëhet ose nuk ka të ardhme. Sot shumë familje, shumë student, nxënës që mbarojnë shkollën e mesme por edhe që kanë mbaruar shkollat e larta i janë drejtuar shkollave të formimit profesional. Unë mendoj që ka një interes të madh të rinisë por edhe të atyre që nuk janë pjesë e moshave të rinisë por që duan të marrin një profesion për të pasur pse jo një alternativë shtesë në jetën e tyre” – tha Arben Sinojmeri.

Pasioni ka sfiduar diplomën e një universiteti për vajzën nga Saranda. Romina Myftari dëshiron të bëhet një shefe kuzhine.

“Unë vij nga qyteti i Sarandës. Kam zgjedhur arsimin profesional për arsye sepse më pëlqen dhe e kam pasion” – u shpreh Romina.

Në moshën kur duhet të vendoste për të ardhmen dhe Dorjan Shehi ishtë një i ri që ndoqi arsimin profesional. Sot, inkurajon të rinjtë duke i mësuar në një institut kulinarie.

“E vlerësojmë faktin që kulinaria është në nivele goxha të larta dhe në interes goxha të lartë. Di të them që është një profesion që asnjëherë në jetë nuk do ju lërë pa benefit të caktuar. Dëshira është në rritje, vit pas viti pasi ka kërkesa goxha të mëdha” – tha Dorjani.

Për Desara Hasën nga Fieri, ideja për të ndjekur një shkollë profesionale, konkretisht për pastiçiere lindi që prej vendit të punës. Ajo ishte shitëse në një pastiçeri, por duke parë nga afër këtë profesion vendosi  të specializohej .

“Më pëlqeu shumë, isha shitëse në një vend dhe duke filluar, duke parë ishte diçka shumë e bukur që mua më tërhoqi pa masë. Fillova duke provuar nga më e vogla dhe shikoja që kisha gjithçka aty. Duke praktikuar pashë që kisha një talent aty dhe vazhdova, më pëlqeu shumë” – vijoi Desara.

Mesazhi që Krenar Beshiri ka për të rinjtë është se rëndësinë e arsimit profesional do e kuptojnë kur të përfundojnë shkollën.

“Arsimi profesonal është bërë një trend në rritje pasi dhe familjet e kanë parë që në universitete kanë shumë kosto të larta dhe nuk kanë preferuar dhe vetë nxënësit dmth të rinjtë dhe të rejat nuk e preferojnë më arsimin e lartë. KJo vjen për arsye se nesër nuk e kanë punën e sigurt. Me një arsim profesional, p.sh me një shef kuzhine dy vjet ata e kanë të gjithë punën të siguruar” – tha Krenari.

Për Beshirin, një kuzhinier i mirë në të  ardhmen bëhesh kur ti praktikon vetë atë së mëson.

“Unë kam vite që merrem me këtë punë dhe prioritet të mad hi kam vënë praktikës individuale të çdo studenti” – vijoi Krenari.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pjeter: 22/01/2021 09:24

    Shendetesia,drejtesia,e arsimi ja 3 nga shtyllat kryesore te nje shoqerie,qe tek ne, pa me te voglin dyshim jane me te korruptuarat.Nje prind kurre nuk ka deshire te ridimensionoje te ardhmen e femijes se tij,por per te studiuar ne universitete te mira duhen para,gje qe masa nuk i ka,ne universitet e vendit ne pergjithesi eshte nje nivel medioker, dhe me shume duhet te paguash se te studiosh qe te ecesh,dhe vlera ne fund eshte ajo qe eshte, dhe ja si shpjegohet pastaj,pse shkollat profesionale jane ato te preferuara.Aktualisht shkollat profesionale jane ato me me vlere per pjesen me te madhe te shqiptareve,me te besueshme,sepse bejne praktike,eksperience,menjehere,gje qe i hap rrugen nje profesioni edhe jashte Shqiperise ne nje kohe te shkurter.Per mendimin tim modeli "KRISTAL" i beri nje dem kolosal arsimit shqiptar,dhe kjo eshte nje nga arsyet kryesore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë