VLORE- Rezervimet kanë nisur prej javësh, ndërsa krahas shqiptarë, Vlorën e kanë zgjedhur edhe turiste nga Italia, Izraeli, Franca, Gjermania dhe Anglia.
Vasil Bedinaj, kreu i operatorëve turistikë tha se “paketat janë të përshtatura për çdo buxhet, duke nisur nga ofertat më ekonomike deri te paketat më të plota që përfshijnë akomodim dhe aktivitetet festive. Këtë vit vërejmë interes të shtuar që paketat të zgjasin edhe për datat 1 dhe 2 janar.”
Elisa Bilali, menaxhere e përgjithshme e një biznesi shton se “rezervimet kanë filluar prej kohësh dhe këtë vit po vërejmë një rritje të numrit të turistëve të huaj, kryesisht nga Izraeli, Franca, Gjermania dhe Anglia. Paketat janë deri në tre ditore dhe përfshijnë akomodim dhe aktivitetet festive të Vitit të Ri.”
Operatorët ofrojnë paketat në nivele të ndryshme, nga opsionet më të thjeshta, deri te paketat më të kompletuara që zgjasin disa ditë.
Mikel Zinxhiria, tour operator dhe agjenci turistike tha se “vitet e fundit operatorët turistikë në Vlorë kanë krijuar paketa të plota për festat e fundvitit. Ndërsa destinacionet malore mbeten të preferuara për pushuesit vendas, Vlora po bëhet gjithnjë e më shumë zgjedhje për ata që kërkojnë festa me det dhe aktivitetet festive.”
Edhe këtë vit, Vlora po konsolidohet si destinacion edhe ne dimer jo vetem ne verë.
Komente










