Rriten sërish shifrat me COVID, 581 raste të reja në 24 orët e fundit! Asnjë humbje jete

Rriten sërish shifrat me COVID, 581 raste të reja në 24 orët e fundit! Asnjë humbje jete

Rastet me COVID janë rritur sërish në 24 orët e fundit. Nga 1534 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv me COVID 581 qytetarë, nga 550 që u shënuan një ditë më parë.

Ndërkohë në spitalin COVID3 po marrin trajtim 21 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Aktualisht në të gjithë vendin janë 2,528 qytetarë aktivë me Covid19. Ndërkohë janë shëruar 217 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 274,271 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet në qytete

329 në Tiranë, 45 në Fier, 23 në Lezhë, 18 në Durrës, nga 13 qytetarë në Kurbin, Krujë, Vlorë, nga 12 qytetarë në Lushnje, Elbasan, 10 në Gjirokastër, nga 9 qytetarë në Shkodër, Sarandë, Berat, nga 7 qytetarë në Roskovec, Divjakë, nga 5 qytetarë në Kamëz, Gramsh, nga 4 qytetarë në Vorë, Maliq, Pogradec, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Pukë, Përmet, Poliçan, nga 2 qytetarë në Shijak, Kavajë, Patos, Mallakastër, Himarë, Librazhd, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Tropojë, Delvinë, Memaliaj, Kolonjë, Skrapar.

Statistika (29 Qershor 2022)

Raste të reja ditore         581

Të shëruar në 24 orë       217

Të shtruar në spitale         21

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 1534

Testime totale              1,847,632

Raste pozitive                 280,298

Raste të shëruara             274,271

Raste Aktive                        2,528

Humbje jete                         3,499

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            1,842

Fier                                           168

Vlorë                        133

Durrës                      99

Gjirokastër                             70

Lezhë                        66

Shkodër                                  50

Elbasan                    46

Korçë                       24

Berat                                        21

Dibër                          6

Kukës                         3

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror. Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë