Prodhimi i shalqinit në fushat e Lezhës vijon të rritet, por problem mbetet mungesa e pikave të grumbullimit për tregtimin e këtij produkti.

Mbi 300 hektarë rezultojnë të mbjella më këtë kulture bujqësore në Zadrimë dhe Torovicë, ndërsa prodhimi është i bollshëm dhe mjaft cilësor.

Në mungesë të tregut për produktet bujqësore, fermerët po e shesin shalqinin në anë të rrugëve nacionale, por kjo sipas tyre nuk është zgjidhje.

Shitës dhe blerës thonë se çmimi është i favorshëm, por kërkojnë më tepër vëmendje ndaj sektori të bujqësisë.

“Has pak vështirësi në shitje, e kemi produktin cilësor, te shitja kemi një problem jo të vogël, pikë grumbullimi s’ka, do të dalim në treg vetë, kur vjen puna me e dorëzuar çmimi është shumë I ulët”, thotë një tregtar.

“Cilësia është bio, ai i importit nuk është cilësi e mirë. Treg duhet të ketë”, shprehet një tjetër.

Çmimi i shalqinit këtë verë varion nga 20 deri në 30 lekë kilogrami, ndërsa produktet vendase sfidohen edhe nga importi.