Këshilli i Ministrave ka vendosur dje që të rritë shifrën e indeksimit të pagave të punonjësve, që merren si bazë për të llogaritur pensionin e tyre, sa u përket pagave të deklaruara gjatë vitit 2017. Me Vendimin e mëparshëm, të 3 tetorit 2018, pagat e marra nga punonjësi qëdel në pension gjatë vitit 2017 llogariteshin siç ishin. Duke marrë parasysh faktin që vit për vit inflacioni në Republikën e Shqipërisëështë mbi zero, vazhdimisht qeveria ka përcaktuar një koeficient, me të cilin shumëzohet paga reale e marrë në atë vit, duke e rritur kështu bazën, mbi të cilën llogaritet pensioni.
Sipas VKM-së së djeshme, koefiçenti i indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2017, për efekt të llogaritjes së shumës fillestare mujore të pensionit, do të jetë 3.7 për qind më i madh.
Koeficientët
Për efekt të llogaritjes së masës fillestare të pensioneve, me datë fillimi pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, koefiçentët e indeksimit të bazës së vlerësuar, të miratuar me vendimin nr.571, datë 3.10.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për koefiçentët e indeksimit të pagave për efekt të llogaritjes së bazës së vlerësuar për llogaritjen fillestare të pensioneve”, shtohen edhe me koefiçentin e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi.
Para këtij këtij Vendimi, shifrat ishin si më poshtë: për pagat referuese deri më 1.1.1994, koeficienti ishte 8.76; për pagat e vitit 1994, 8.76; për pagat e vitit 1995, 7.05; për pagat e vitit 1996, 5.47; për pagat e vitit 1997, 5.47; për pagat e vitit 1998, 4.57; për pagat e vitit 1999, 3.71; për pagat e vitit 2000, 3.38; për pagat e vitit 2001, 2.89; për pagat e vitit 2002, 2.67; për pagat e vitit 2003, 2.39; për pagat e vitit 2004, 2.17; për pagat e vitit 2005, 1.97; për pagat e vitit 2006, 1.79; për pagat e vitit 2007, 1.71; për pagat e vitit 2008, 1.51; për pagat e vitit 2009, 1.39; për pagat e vitit 2010, 1.33; për pagat e vitit 2011, 1.28; për pagat e vitit 2012, 1.23; për pagat e vitit 2013, 1.18; për pagat e vitit 2014,1.18; për pagat e vitit 2015, 1.02; për pagat e vitit 2016, 1.02; për pagat e vitit 2017 1.00; për pagat e vitit 2018 1.00.
Pas VKM-së së djeshme shifrat do të ndryshojnë duke u rritur të gjitha me 3.7%.
Pagat minimale e maksimale
Në vitin 2019, pagat mbi tëmbi të cilat janë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore deri në vitin 2018, pas indeksimit të tyre me koefiçentët vjetorë, do të kenëdy kufij maksimalë.
Ky kufi nuk do të kalojëtrefishin e pagës minimale në shkallë vendi, prej 26.000 lekësh, e përcaktuar në vendimin nr.809, datë 26.12.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”, për pagat e periudhës nga viti 1994 deri më 31.12.2001.
Ndërkohë, nuk mund të kalojëpagën maksimale në shkallë vendi, prej 114.670 lekësh, e përcaktuar sipas kritereve të paragrafit të fundit të nenit nr.10, të ligjit nr.7703, datë 1.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, për pagat nga viti 2002 e në vazhdim.
Kush përfiton
Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, lidhen me zbatimin e formulës së caktimit të pensioneve, aplikohen vetëm për pensionet që caktohen me datë fillimi nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi e në vazhdim, dhe përballohen brenda buxhetit vjetor të miratuar për Institutin e Sigurimeve Shoqërore.
Vendimi hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Indeksimi
Rritje 2.8% nga 1 prilli, përfituan 665 mijë pensionistë
Duke filluar nga data 1 prill e këtij viti, pensionistëve në vendi do të përfitojnë një rritje pensioni prej 2.8%, bazuar në vendimin më të fundit të qeverisë. Rritjen do e përfitojnë të gjithë ata që marrin pension pleqërie, pension invaliditeti, familjar, ushtarakët, minatorët, invalidët e luftës, etj.Sipas njëVendimi të mëparshëm Këshillit të Ministrave, pensionet s’do jenë më pak se 13.753 lekë dhe jo më shumë se 27.506 lekë, ndërsa pensionet e parakohshme, nga data 1 prill s’do jenë më pak se 13.753 lekë.
Nga ky vendim përfitojnë rreth 665 mijë pensionistë, prej të cilëve 518.321 janë pensione qyteti, rreth 123.482 janë pensionistë që marrin pensione fshati dhe rreth 22.376 janë pensione të tjera.