Rriten tarifat, 45 mijë lekë për
një krevat në Qytetin Studenti

Rriten tarifat, 45 mijë lekë për<br />një krevat në Qytetin Studenti
TIRANË - Qyteti Studenti ka rritur edhe këtë vit tarifën e fjetjes për ata që zgjedhin të akomodonan në një nga bujtinat e tij. Kështu, studentët që do të zgjedhin të akomodohen në godinat e qytetit studenti do të duhet të paguajnë plot 45.000 lekë të reja për të nëntë muajt e qëndrimit në të. Tarifa këtë vit është rritur me 3-mijë lekë krahasuar me një vit më parë, tarifë e cila ishte 42.000 lekë të reja.

Drejtuesit e këtij qyteti e arsyetojnë rritjen, me ndryshimet e tarifave të energjisë dhe ujit, ndërkohë që këto të fundit janë pa limit për studentët, por edhe me shërbimet e tjera shtesë që ju ofrohen studentëve. Këtë vit pritet që në qytetin studenti të akomodehen rreth 1800 të rinj. Ndërkohë që godinat janë bërë gati, duke filluar nga lyerjet dezinfektimi e deri tek pajisja me shtretër e mjete të tjera .

"Ka përfunduar lyerja, disifektimi, shtrimi i dhomave dhe pastrimi i tyre. Janë shërbimet ambulatore kemi shërbimet e zyrës socioale për përshtatjen që studentët e vitit të parë pasi kanë probleme sociale largohen nga familja nga vendi ku janë rritur. Tarifa këtë vit është 45 mijë lekë. Akomodimi është nga 3 persona në çdo dhomë, ka qënë 4 dhe është bërë 3" – thotë Arbana Meha, përgjegjëse e departamentit të konvikteve.

Shkrimi u publikua sot (20.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit

Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit