Rriten të ardhurat,financat arrijnë 
200 mln euro më shumë si 8-mujo

Rriten të ardhurat,financat arrijnë <br />200 mln euro më shumë si 8-mujo
Edhe muaji gusht është mbyllur pozitivisht për administratën në vartësi të ministrisë së Financave.

Sipas statistikave zyrtare të këtij dikasteri, si 8-mujor janë grumbulluar rreth 200 milionë euro më shumë se një vit më parë, duke kaluar nga 207 miliardë lekë në vitin 2013, në afro 237 miliardë këtë vit.

Në periudhën janar-gusht 2014 si Tatim mbi Vlerën e Shtuar janë siguruar gati 82 miliardë lekë të ardhura, nga 66.7 miliardë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë tatim-fitimi i ndërmarrjeve ka sjellë në arkën e shtetit 13.9 miliardë lekë, nga 10.3 miliardë një vit më parë. Akcizat sollën 24.9 miliardë lekë, ndërkohë që gjatë tetë muajve të 2013-ës kjo shifër shënoi 23.5 miliardë. Në rritje rezultojnë që nga fillimi i vitit edhe të ardhurat e pushtetit vendor, të cilat në tetë muaj janë në total 8.6 miliardë lekë, nga 7.1 në të njëjtën periudhë më 2013.

Ndërkohë, të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore janë rritur në 36.6 miliardë lekë, nga tre miliardë lekë më shumë se një vit më parë dhe 5.4 miliardë kanë qenë kontributet për sigurimin shëndetësor të qytetarëve, nga 4.9 një vit më parë. Por të ardhurat në favor të fondit të kompensimit të pronarëve për efekt legalizimi, që vjet shënuan 1.3 miliardë lekë, sivjet janë në nivele të papërfillshme, në vetëm 63 milionë.

Sa u përket shpenzimeve, ato rezultojnë tashmë në rritje, nga 265.2 miliardë gjatë 2013-ës, në 267 miliardë më janar-gusht 2014. Por, në këzo shpenzime nuk “shkëlqejnë” aspak investimet me fonde publike, të cilat janë 26.9 miliardë lekë sivjet, shumë larg nivelit prej 48.2 miliardësh një vit më parë.

Kjo politikë është ndjekur gjatë gjithë vitit fiskal në vijim, në radhë të parë për të ulur sa më shpejt që të jetë e mundur deficitin buxhetore dhe borxhin total të vendit, por duke krijuar edhe problem në strukturën e shpërndarjes së fondeve në buxhet, pasi investimet sjellin më shumë vende pune dhe leverdi konkrete për ekonominë reale.

Duket se politika qeveritare po shkon drejt ofertës për investime direkte nga privatët në formë koncesionesh, për të mos ngarkuar më tej barrën e borxhit publik. Pikërisht në sajë të një politike të tillë, deficiti buxhetor në fund të gushtit rezulton në më pak se gjysma e atij të një viti më parë, duke kaluar në 30.6 miliardë lekë, nga 58 miliardë një vit më parë.
 
Kjo shifër është sa një e treta e deficitit të parashikuar për sivjet (91.7 miliardë lekë si 12-mujor). Shkrimi u publikua sot (16 Shtator 2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Ultimatumi i ministrit të kabinetit të luftës Gantz për Netanyahun: Një plan për qeverisjen e Gazës ose jap dorëheqjen

Ultimatumi i ministrit të kabinetit të luftës Gantz për Netanyahun: Një plan për qeverisjen e Gazës ose jap dorëheqjen