Moti sot parashikohet të jetë i kthjellët dhe i ngrohtë gjatë gjithë paradites, ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten përgjatë vijës bregdetare ndërsa orët e pasdites dhe në vijim; do të sjellin prezencë të vranësirave nëpër territor ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në skajin jugor duke gjeneruar shira të dobët e lokalë. Zonat bregdetare do të vijojnë nën dominimin e motit të kthjellët.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje duke u luhatur nga 3°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 23°C do të jetë vlera maksimale e cila do të regjistrohet në shumë qytete të zonës së ulët.
Era do të fryjë e lehtë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë jo më shumë se 25 km/h nga drejtimi perëndimor dhe nuk do të ketë dallgë në det.
Komente












