Rriten tensionet në Malin e Zi, protesta të besimtarëve ortodoksë për ligjin e pronave të kishës

Rriten tensionet në Malin e Zi, protesta të besimtarëve ortodoksë për ligjin e pronave të kishës

Në Mal të Zi, Kisha Ortodokse Serbe ka nisur organizimin çdo ditë të demonstrimeve masive kundër ligjit të ri për lirinë fetare. Por ajo që duhet të kishte qenë protesta e një komuniteti besimtarësh është shndërruar, nën presionin e nacionalistëve serbë, në marshime të motivuara politikisht, duke bërë që të rishfaqen tensione që kurrë nuk janë zhdukur plotësisht.

Ortodoksët përfaqësojnë rreth 70 përqind të 620,000 banorëve të Malit të Zi, dhe në pjesën më të madhe ndjekin ritet e kishës ortodokse serbe.

Qeveria pretendon se në kohën e mbretërimit të Malit të Zi, një shekull më parë, tokat fetare i përkisnin shtetit. Dhe ligji i ri parashikon që grupet fetare të paafta për të siguruar dëshmi të pronësisë së  pasurisë duhet ta transferojnë atë në shtet. Por ka nga ata që e shohin në këtë një rrezik për identitetin serb.

Për qeverinë qëllimi është të destabilizohet Mali i Zi dhe vënia në dyshim e ekzistencës së shtetit pasi Rusia dhe Serbia ishin kundër pavarësisë dhe integrimit të Malit të Zi në NATO. Në dhjetor, opozita pro-serbe u përpoq të bllokojë votimin e ligjit të diskutueshëm me anë të protestave në parlament që detyruan forcat e sigurisë të ndërhyjnë, duke arrestuar 18 deputetë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni