Rritet 26 për qind nxjerrja
e naftës në Patos-Marinzë

Rritet 26 për qind nxjerrja<br />e naftës në Patos-Marinzë
TIRANE - Kompania koncensionare kanadeze Bankers Petroleum, që nxjerr dhe eksporton naftë nga Shqipëria, raportoi bilanc pozitiv për gjysmën e parë të vitit.

Sipas raportit financiar të kompanisë, për gjashtë muajt, në total shitjet e naftës ishin 17.310 fuçi naftë bruto në ditë (me çmim mesatar 84.34 dollarë për fuçi), duke shënuar një rritje prej 26 përqindësh në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur shitjet ishin 13.724 fuçi në ditë (me çmim mesatar 80.57 dollarë për fuçi).

Bankers Petroleum po ndikon pozitivisht në bilancin e eksporteve të grupit ‘minerale, lëndë djegëse’ të vendit. Ky grup zë peshën kryesore të eksporteve shqiptare, me mbi 32 për qind të tyre.

Sipas raportit të Bankers Petroleum, prodhimi mesatar nga fusha e naftës Patos-Marinzë në Shqipëri për tremujorin e dytë të vitit 2013 ishte 17.800 fuçi naftë në ditë, 5 për qind më i lartë se në tremujorin e parë të vitit, ku prodhimi ishte 16.919 fuçi naftë në ditë.

Shitjet e naftës gjatë tremujorit arritën mesatarisht 18.008 fuçi naftë në ditë, 8 për qind më shumë se mesatarja e tremujorit të mëparshëm, 16.605 fuçi naftë në ditë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.07.2013
 
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Biden kërkon 24 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, Elon Musk: Kjo nuk është mirë

Biden kërkon 24 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, Elon Musk: Kjo nuk është mirë