TIRANE - Qeveria do të rritë sot borxhin e brendshëm me rreth 120 milionë euro. Banka e Shqipërisë shet 16.8 miliardë lekë bono thesari, në dy ankande për bonot me afat maturimi 12-mujore dhe ato 6-mujore, për llogari të ministrisë së Financave.
Për letrat me vlerë njëvjeçare, shuma e shpallur për shitje është 10.5 miliardë lekë. Për ato 6-mujore është shpallur për shitje shuma prej 6.2 miliardë lekësh.
Në ankandin e fundit, të kryer rreth dy javë më parë, interesi i bonove 12-mujore shënoi rënie, duke arritur në 6.13%. Ndërkohë interesi mesatar i bonove tremujore, të shitura dy javë më parë, arriti në 5.04%.
Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptarja.com (print) 09.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com