Pas një rënieje të lehtë të çmimit të naftës bruto në bursë, tanimë ka nisur përsëri rritja graduale. Këtë të premte çmimi i naftës bruto luhatet në 107-108 dollarë fuçia, nga 95.64 dollarë fuçia që ishte në 16 mars.
Dita e mërkurë ishte e vetmja që shënoi të njëjtat çmime si në kohën e para luftës, ndërsa kulmin çmimi i naftës bruto në bursë e arriti më 8 mars kur një fuçi u shit me 127.98 dollarë.
Ndërkohë në raport me 18 shkurtin e këtij viti nafta bruto rezulton të jetë 16.43 dollarë më shumë, pasi para luftës, fuçia tregtohej me 91.39 dollarë.
Kjo luhatje çmimesh në bursë u reflektua menjëherë edhe në tregun vendas, ku çmimi i naftës arriti deri në 270 lekë në mars, që çoi në ndërhyrjen e qeverisë për të stabilizuar çmimet. Aktualisht bordi i ngritur nga qeveria për administrimin e karburantit gjatë kësaj periudhe, e ka ulur çmimin e naftës në 203 lekë litri.
Nga ana tjetër, prej ditësh çmimi i energjisë elektrike në bursën ndërkombëtare ka pësuar rënie. Çmimi mesatar sot për një megavat është 232.05 euro, nga 154.29 euro që ishte në të njëjtën datë të muajit shkurt. Ndërkohë çmimi i energjisë elektrike arriti kulmin në 8 mars ku një megavat kushtonte mbi 544 euro.
Kjo luhatje e fortë e çmimeve të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse vjen për shkak të pozicionit dominues që ka Rusia në furnizimin e Evropës me këto produkte.
/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45.2%
-
I keq
21.1%
-
As i mirë as i keq
33.8%
Vota total: 817
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Çmimet e karburanteve në shtetet e rajonit, Maqedonia e Kosova më lirë, Shqipëria më e shtrenjta
28 Shtator 2023, 07:52
-
A do të ulet çmimi tavan për naftën ruse?
29 Gusht 2023, 09:05
-
Çmimet e naftës rriten për të tretën herë radhazi, shtrenjtohen me 16 lekë/litër brenda një muaji
14 Gusht 2023, 09:57
-
Çmimet e naftës rritet për të shtatën javë radhazi në tregjet botërore
14 Gusht 2023, 09:50
-
Shkrirja e Bordit të Karburanteve, Konfidustria: Nuk pritet të sjellë ulje të çmimit të hidrokarbureve! Të krijohet Enti Rregullator i Karburanteve
8 Qershor 2023, 09:56
-
Ulet pas shumë kohësh çmimi i gazit, nga sot shitet 9 lekë më lirë! Bordi ul me 3 lekë naftën dhe 1 lek benzinën
28 Prill 2023, 15:46
-
Ulet me 4 lekë çmimi i naftës do të shitet me 177 lekë litri! Benzina ulet me 3 lekë, gazi nuk ndryshon
26 Prill 2023, 18:03
-
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet, ulet nafta, rritet benzina! Nuk ndryshon gazi
28 Mars 2023, 14:18
-
Ulet me 4 lekë çmimi i naftës, edhe benzina do shitet 1 lek më pak! Çmimi i gazit nuk ndryshon
26 Janar 2023, 12:51
-
Shumica e studentëve 4 muaj pa marrë paratë e bursave: Shteti nuk na vlerëson, truri do edhe ushqim! Rektorati: Fondet janë alokuar, në janar nis shpërndarja
25 Janar 2023, 12:41
-
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja! Rritet nafta, nga sot do të shitet me 210 lekë! Benzina do kushtojë 192 lekë për litër! Çmimi i gazit ulet
25 Janar 2023, 11:19
-
Hidrokarburet, Preçi: Mungojnë politikat që inkurajojnë prodhimin e naftës në vend! Të shfrytëzohet rezerva e sigurisë që mbron çmimin
18 Janar 2023, 09:47