Prej ditës së enjte, 20 korrik 2023, në portin e Durrësit, tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas nisin lundrimet e dyfishta për të përballuar rritjen e numrit të udhëtarëve.
Kapiteni i portit të Durrësit, Tauland Allka, shpjegon se do jenë 5 lundrime në ditë të trageteve, ndërkohë që pritet të mbërrijnë në portin më të madh në vend më shumë se 7 000 udhëtarë çdo 24 orë.
“Dy javët e fundit pritet fluks nga Zvicra, pastaj me gushtin ku vijnë atdhetarët nga vendet e tjera të BE-së. Nga dita e neserme operojmë me 5 tragete, 4 tragete Durrës-Bari dhe nje traget çdo ditë Durrës-Ankona deri në fund të shtatorit. Për përpunimin e mjeteve dhe pasagjereve në terminal do të hapen 32 sportele, sepse presim të mbërrijnë 7 mijë udhëtarë çdo ditë” tha Kapiteni.
Për të përpunuar në kohë rekord pasagjerët dhe mjetet, është rritur ndjeshëm numri i sporteleve në terminalin e trageteve.
“Nga koncesionari i terminalit të trageteve, nga Policia Kufitare, nga Dogana Durrës dhe Forca e Sigurisë e portit janë marrë masat për të punuar me kapacitetet maksimale. Do punojmë me 32 sportele, 20 për makinat dhe 12 sportele për pasagjerët këmbësorë, që do të kalojnë në terminal”,– tha Allka.
Gjatë muajit qershor transporti i udhëtarëve me tragetet e linjave të Barit dhe Ankonës u rrit me 13%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Statistikat tregojnë se janë përpunuar rreth 50,000 udhëtarë dhe 18,670 automjete në hyrje-dalje.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7573
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ekskluzive/ Me kamion nga Italia solli 88 mijë euro cash në Durrës! Detaje të operacionit, si u zbuluan ‘pakot’ që prangosën 34-vjeçarin! U nis nga Napoli (EMRI+VIDEO)
24 Tetor, 11:35
-
U pezullua për shkak të motit të keq, nis lundrimi i trageteve nga Durrësi drejt Italisë! I Barit mbërrin në 13:00, i Ankonës në mesditë
4 Tetor, 08:07
-
Përkeqësimi i kushteve atmosferike, pezullohet lundrimi i trageteve Durrës-Bari
3 Tetor, 21:46
-
Porti i Durrësit, tetori nis me ardhjen e qindra turistëve nga e gjithë bota
1 Tetor, 17:08
-
VIDEO e arrestimit të Admir Tutaj në Kolumbi, fshihej me emrin Almirante: Anëtar i ‘Klanit Ballkanik’, furnizonte me armë mafian shqiptare në Angli
25 Gusht, 15:36
-
Ekskluzive/ Anijet me 816 ton mbetje toksike, ‘KURUM’ i shiti kompanisë ‘Sokolaj’ 2.8 mln kg si ‘oksid hekuri’ për 41 mijë $! Nisin hetimet
21 Gusht, 17:23
-
Anijet me 816 tonë mbetje toksike të KURUM drejt Tajlandës! Prokuroria e Durrësit nis hetimet për 3 akuza! Në letra u shënuan ‘të parrezikshme’
21 Gusht, 14:55
-
VIDEO - Durrës, tentuan të fusin 35 mijë euro në Shqipëri përmes portit të Durrësit, arrestohen 2 shoferët e dy pasagjerët (EMRAT)
10 Qershor, 10:00
-
Pamje me dron/ Mbërrin në Durrës kroçera 'Seabourn Quest' me 448 turistë amerikanë! Vizitë 4 ditore në qytetet historike të Shqipërisë
28 Maj, 11:55
-
Do iknin nga porti i Durrësit/ Dy marokenë ishin fshehur poshtë kamionit! Dy turq u kapen me pasaporta false
16 Prill, 18:54
-
Kolapsi në terminalin e kontejnerëve, çfarë fshihet pas kontratës favorizuese prej 37 milionë eurosh me maltezët
21 Gusht 2023, 11:42
-
Tentoi të fuste 100,460 paund në Shqipëri përmes Portit të Durrësit! Arrestohet 30-vjeçari, vinte nga Anglia
12 Gusht 2023, 10:21