Rritet inflacioni me 2% në gusht
INSTAT:Rritet çmimi i ushqimeve

Rritet inflacioni me 2% në gusht<br />INSTAT:Rritet çmimi i ushqimeve
TIRANË - Në muajin Gusht 2014 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 2,0 %, njoftoi INSTAT. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,2 %. Niveli prej dy përqindësh është edhe niveli minimal i preferuar nga Banka qendrore, e cila thekson se inflacioni optimal në vend duhet të jetë në kuotat 2-4 për qind.

Por muajt e fundit është vënë re një rënie nën kuotën minimale, madje duke ushqyer shqetësimet në se ekonomia po rrëshqiste në deflacion, që është po aq i rrezikshëm sa inflacioni i lartë, pasi tregon për një mungesë të kërkesës së brendshme dhe cenon prodhimin e tregtinë.

Sipas Institutit të Statistikave, krahasuar me muajin Gusht 2013, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 7,8 %, pasuar nga grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me 7,1 %,“Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,2 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,9 %, etj. Ndërsa ulja me e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shëndeti” me 5,6 % pasuar nga grupi “Veshje dhe këpucë” me 2,3 %, “Komunikimi” me 0,8 %, etj.

Rritja vjetore në muajin Gusht është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,25 pikë përqindje. Në këtë grup çmimet e nëngrupit “zarzavate” janë rritur me 25,6 % dhe nëngrupit “fruta” me 7,0 %.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)