Rritet informaliteti në transportin ndërqytetës, Mema: Të merren masa, po dëmtohen operatorët e ligjshëm

TIRANË- Prezenca e informalitietit në sektorit e transportit interurban, ka bërë që operatorët e ligjshëm të kërkojnë nga Ministria e Infrastrukturës që të ndërhyjë pasi aktiviteti i paligjshëm po shtohet. Kujtim Mema kreu i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas, tha për Report TV se ky problem i mbartur ndër vite tashmë ka ngritur edhe stacionet e veta nga ku nisen automjetet pa licencë.

“Ne kryesisht e kemi problemin me informalitetin se kjo është një gangrenë prej shumë vitesh. Ne i referohemi transportit të furgonave apo veturave që janë pa licenca në transportin ndërqytetës. Ka shumë vetura me gaz që punojnë në sektorin ndërqytetës. Në tiranë ka edhe stacione, që nisen këto mjete të paligjshme. Te 21 dhjetori, tek terminali i veriut tek Zogu i Zi shkodran ka 100 vetura”, tha Mema. 

Mema thekson ndër të tjera se do të ndërpritet qarkullimi i autobusëve nëse nuk merren masa të menjëhershme, pasi kjo situatë po i dëmton. Veç dëmit ekonomik, sipas tij qytetarëve iu rrezikohet edhe jeta kur përdorin transportin e paligjshëm.

“Dëmtimi i këtij aktiviteti është për qytetarët, për ne si subjekte të ligjshme por edhe për ekonominë e vendit. Është edhe më ekonomike dhe e sigurt për qytetarët që të lëvizin me transport të ligjshëm. Është rinovuar rreth 80% e flotës së transportit dhe mjetet janë komode”, u shpreh Mema. 

Ndërkohë e vetmja masë e ndërmarrë nga shteti sipas kreut të shoqatës është ngritja e Task Forcës Rrugore, e cila që prej muajit shtor po ushtron kontrolle të vazhdueshme në disa akse rrugore të vendit.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja