Kreu i transportit ndërqytetas për Report Tv: Do të rrisim 30% biletën nëse nuk ulen taksat dhe nafta (VIDEO)

TIRANE-Kujtim Mema, kryetari i shoqatës së Transportit të Udhëtarëve Ndërqytetas u shpreh në një intervistë për Report Tv se nëse qeveria nuk ndërhyn me masa të tjera lehtësuese te taksat apo nafta, atëherë janë të detyruar që të rrisin me 30% çmimin e biletës. Sipas tij, është e pamundur që të përballohet qarkullimi me gjysmë kapaciteti sipas masave të reja që pritet që të vendosen në prototokoll, pasi i çon drejt falimentimit. 

"Jemi të bllokuar kemi pasur vështirësi, po e ndjejmë edhe më shumë sa vjen. Nuk na e ka fajin njeri, por sa më shumë zgjatet koha aq më shumë vështirësohen problemet, te mjetet dhe ana ekonomike. Datë nuk na është njoftuar për rinisjes së punës, por kemi marrë vesh se jemi të fundit që do të fillojmë, pasi risku është më i madh.

Këto nuk po i mendojmë ne, por ministria dhe ekspertët, që kanë thënë si fillim të rinisë puna me gjysmë kapaciteti dhe masat e sigurisë, maska dhe doreza. Është akoma një mendim, por do të ecë në ditët në vijim. Nuk kemi një gjë të saktë, janë thjeshtë mendime si do të zhvillohen.

Por jemi të trembur, pasi nëse do të shkojmë me gjysmë kapaciteti, nuk na bën mirë të shkojmë në atë linjës, se shpenzimet janë të mëdha dhe nuk përballohen dhe do të jetë e mundur, që të bëhet vetëm me një rritje 30% të biletës për të përballuar tatimet dhe një fitim minimal për ne që do të dalim në punë. Me gjysmë kapaciteti transporti është drejt falimentimit.

Një biletë Tiranë-Vlorë kushton 50 lekë të reja, një mjek me gjysmë kapaciteti i bie të ketë 100 mijë lekë të vjetra, është vetëm naftë dhe pagesë shoferi, këtu nuk ka pagesë për tatimet, fitimi, apo mirëmbajtjen e mjetit.

Lypset nevoja, nëse do të jetë periudhë një mujore apo nuk e di, që me një rritje bilete 30% ta zhvillojmë këtë linjë, në të kundërt nuk e di, nëse shteti do të na japë naftën më lirë. Ne jemi skeptikë për punën se përpara kemi edhe muajt e verës, Korriku dhe gushti me xhiro të dobët dhe lëvizje të vogla. Normaliteti mund të kthehet rreth 15-20 shtatorit, presim një vështirësi më të madhe tani. Do i kërkojmë bashkisë apo qeverisë që ta shikojë taksat dhe tatimet, të ketë një ulje, sepse kemi qenë të mundur edhe nga transporti informal.

Nëse do të kishim paratë e infromalitetit mund të përballonim, por nuk kemi rezerva. Të paktën të përgjysmohen taksat e bashkisë për këto muaj. Nuk përballojmë dot më. Qeveria të kthejë vëmendjen nga ne. Qeveria transportit ndërqytetas ti japë një pagë edhe për muajin maj, pasi jemi të lodhur nga transporti informal.

Rinovimi i flotës ka bërë punën e vet, të ardhurat nuk kanë qenë. Janë 6 mijë transportues që kanë familjarë për të mbajtur, faturino, mekanikë, etj.  Nga paga e luftës kemi përfituar, janë miratuar nga Tatimet për të gjithë ne të transportit, kjo është e vërtetë dhe nuk kemi se cfarë themi në këtë drejtim" tha ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 06/05/2020 17:16

    JU PRONARET E AUTOBUZEVE+FURGONAVE DUHET TE ARRESTOHENI NGA QEVERIA,,,SEPSE OPERONI ME AUTOBUZE TE VJETER ME MILIONA KM,,,PA SEDILJE,,,DHE PA ORARE,,,PA KOMODITET ,,,QEVERIA TI ARRESTOJE DHE DENOJE DHE TE LEJOJE FIRMA ME AUTOBUZE TE RINJ E KOMODE,,,PO NA BIEN KERBISHTAT KUR ZBRESIM NGA KETO RRANGALLA....

    Përgjigju
  • Lui: 06/05/2020 15:15

    Per naften te beni e te bejme te gjithe proteste se na kane rrjepur gjithe kete kohe. Per taksat nuk ke cfare te besh se me keto mbahet kapitalizmi qe donim.

    Përgjigju
  • liku: 06/05/2020 13:33

    Rriteni me ato autobuza qe i keni blere ne varreza me kg. me nga nje miljon kilometra

    Përgjigju
  • Lexues: 06/05/2020 13:32

    Po mjetet e transportit do vazhdojne te jene te njejtat kerma

    Përgjigju
  • Ariu: 06/05/2020 12:59

    Po dhepin e mamit e ke pare ti ropshtrak? Provojeni rriteni!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja