Siguria rrugore, policia fut në ‘filtër’ autobusët, shumica me probleme! Eksperti: Duhen kontrolle periodike, shqetësim mbushja e tyre mbi kapacitetin

Prej më shumë se një jave, Policia Rrugore dhe Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor kanë nisur verifikimin e mjeteve të transportit publik qytetas dhe ndërqytetas, ku ka konstatuar mangësi të theksuara në funksionalitet dhe dokumentacion i mjeteve. Gjatë kësaj kohe janë proceduar 104 drejtues mjetesh, një pjesë e të cilëve pa licenca, të dehur në timon dhe me autobusë të mbushur mbi kapacitetet e lejuara. Eksperti Mamir Hodo sugjeron që kontrolli të jetë periodik.

 “Duhet që ta marrin seriozisht punën e monitorimit të lëvizjes në këto linja. Të kontrollojnë me përgjegjshmëri të gjithë drejtuesit e mjeteve për përdorim alkooli. Jo kontrolle me faza, por kontrolle të mirëplanifikuara, të detajuara, serioze dhe të na japin në fund të çdo jave rezultatet që të kuptojmë se ku jemi”, thotë eksperti Mamir Hodo.

Pse mbushja mbi kapacitet të autobusëve është e rrezikshme?

“Nëse mbushet mbi kapacitetin e përcaktuar, duhen marrë masa për arsye se sistemi i infektimit në këto raste nuk është llogaritur me koeficiente katër, sistemet e frenimit mund të çahen dhe mund të shkaktojnë katastrofa”, thotë eksperti.

Përveç formave të zakonshme të ndalimit dhe konstatimit të parregullsive të qarkullimit të autobusëve jashtë standardeve, Hodo propozon edhe polici private.

“Të vendosim qoftë edhe polic privat, si pasagjerë dhe të konstatohen nëse ka parregullsi”, përfundoi eksperti.

Disa ditë më parë, si pasojë e një aksidenti fatal humbën jetën pesë persona në Qafë Muzinë në Gjirokastër, të gjithë pasagjerë të një fugoni që lëvizte në linjën Sarandë-Tiranë. Problem shqetësues për autoritetet mbeten edhe linjat që lidhin zonat urbane me ato rurale ku shpesh mbushen tej kapaciteteve.

I.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liku: 04/09/2021 13:00

    Nuk ka kontroll neper stacione qe autobuzet te zbatojne kontraten me bashkine cdo dy minuta keshtu autobuzi nuk mbushet jashte kapacitetit rrumujat i krijon vete pronari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja