Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2012 Indeksi i Kushtimit në Ndërtim ka shënuar një rritje me 1 për qind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 0.9 përqind. Indeksi i çmimeve të grupit “Shpenzime materiale” është rritur me 0.2 për qind kundrejt tremujorit të mëparshëm. Brenda këtij grupi indekset e çmimeve të nëngrupeve “Materialeve elektrike dhe komunikimi” dhe “Materiale hidro-sanitare” kanë shënuar ulje respektivisht me 0.9 për qind dhe 3 për qind.
Ndërsa indeksi i çmimeve të nëngrupit “Materiale ndërtimi” ka pësuar një rritje prej 0.8 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Indekset e grupeve “Shpenzime për pagat” dhe “Shpenzime makinerie” u rritën respektivisht me 1.9 dhe 2.2 përqind krahasuar me tremujorin e mëparshëm.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.09.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)