TIRANE- Në tremujorin e parë 2014, indeksi i kushtimit në ndërtim (për banesa) arriti 101,7 % kundrejt tremujorit të parë 2011 (Tremujori i parë 2011=100), njoftoi INSTAT. Në tremujorin e parë 2014 ndryshimi vjetor i indeksit të kushtimit në ndërtim (për banesa) është 0,2 %.

Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,2 %. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2013, grupi “Shpenzime materiale” është ulur me 0,3 %. Ndërsa rritja më e madhe në këtë grup vërehet në nëngrupin ”Materiale ndërtimi” me 0,3 %.

Indekset e grupeve “Shpenzime page” dhe “Shpenzime transporti” u rritën respektivisht me 3,6% dhe 0,4% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2013.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)