Rritet me 20% transferta e parave 
jashtë vendit, ja si do të frenohen

TIRANE- Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në tre muajt e parë të këtij viti, transferimi jashtë i fitimeve të kompanive të huaja ishte 53 milionë euro ose 20% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Vlera e fitimeve të nxjerra jashtë ka filluar të rritet që pas vitit 2008, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë. Pas shumëfishimit në vitin 2008, një vit më vonë ato shënuan “eksodin” më të madh prej gati 90 milionë eurosh në vetëm tre muajt e parë të 2009-s.

Sipërmarrësve u garantohet nga shteti shqiptar e drejta të përdorin lirisht fitimet e tyre, por, megjithatë, Ministria e Financave, siç ndodh në shumë vende të tjera, po përpiqet të adoptojë mekanizma ligjorë për të frenuar brenda normave daljen e këtyre fitimeve jashtë. Ministria ka hartuar së fundi një paketë masash, të cilat synojnë të rregullojnë transferimin e çmimit për kompanitë shumëkombëshe dhe raportin e tyre me administratat tatimore.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti