Në bursat ndërkombëtare, euro u forcua ndaj dollarit ne nivelin e 1.35 USD, pasi Rezervat Federale të SHBA-ve në mënyrë të papritur njoftuan të mërkurën vonë se nuk do të fillonin shkurtimin stimujve, ndryshe nga sa ishin pritshmëritë e tregut. euro po tregtohet ndaj dollarit në tregjet ndërkombëtare në nivelin më të lartë të shtatë muajve.
në tregun e brendshëm, ekspertët e tregut pohojnë se ky është rikthim në çmime normale, pas mbarimit të efekteve sezonale, që gjithsesi nuk kishin sjellë ndonjë forcim të ndjeshëm të monedhës vendase për shkak të prurjeve më të dobëta nga emigrantët.
Shkrimi u publikua sot (21.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)