Rritet ndjeshëm numri i infektimeve me COVID-19 në Greqi/ 842 raste të reja dhe 21 viktima në 24 orët e fundit

Rritet ndjeshëm numri i infektimeve me COVID-19 në Greqi/ 842 raste të reja dhe 21 viktima në 24 orët e fundit

Foto e një infermieri gjatë detyrës

GREQI- Në Greqi gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 842 persona dhe janë raportuar 21 viktima.

Në raport me ditën e djeshme shifrat e infektimeve janë rritur ndjeshëm, pasi dje janë regjistruar 436 raste të reja ndërkohë numri i viktimave dje ishte 25.

Numri i pacientëve të shëruar gjatë 24 orët e fundit është 283, në të gjithë vendin. 

Numri total i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar 153.226, ndërkohë që ai i viktimave është 5692 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Vaksinimi në Greqi ka nisur më datë 27 dhjetor, si në shumicën e vendeve evropiane me Pfizer.

Pasi Agjencia Evropiane e Barnave ka aprovuar përdorimin e vaksinës anti-COVID, Moderna në Greqi më datë 13 janar kanë mbërritur 8 mijë doza të kësaj vaksine dhe pritet të vijnë të tjera

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, fiton Celtics! Zhgënjejnë Golden State dhe Denver

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, fiton Celtics! Zhgënjejnë Golden State dhe Denver