Rritet në vitin 2013 numri i
turistëve që vizitojnë Shqipërinë

TIRANE - Numri i turistëve, të cilët kanë vizituar vendin tonë gjatë gjysmës së parë të vitit është 15.1% më i lartë se një vit më parë. Sipas statistikave zyrtare të ministrsë së Turizmit për perudhën janar-qershor 2013, kanë hyrë në vend 139 mijë vizitorë të huaj më shumë se në të njëjtën përiudhë të vitit të kaluar.

Aktualisht, po përpunohen të dhënat për muajt korrik dhe gusht, kohë kur është dhe piku i sezonit turistik dhe numri i turistëve  është më i madh, pasi përkon edhe me periudhën e pushimeve. Por, edhe pse institucionet shtetërore pretendojnë rritje të turizmit, në këto statistika shënohen vetëm hyrje-daljet në kufi, pa hollësi të tjera nëse vizitorët janë turistë, biznesmenë, emigrantë apo qytetarë të thjeshtë.

Nuk ka statistika për ditë/netë qëndrimet në hotele, për shkak se edhe pronarët e hoteleve u shmangen taksave dhe nuk janë të gatshëm të bashkëpunojnë me sistemin e statistikave të Ministrisë së Turizmit. Në vitin 2012, vendin tonë e kanë vizituar 4.736.000 vizitorë, nga të cilët 3.436.000 vizitorë jorezidentë të huaj dhe 1.300.000 vizitorë jorezidentë me nënshtetësi shqiptare.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.08.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti