Sipas të dhënave të fundit nga Organizata Botërore Meteorologjike (WMO), niveli i dioksidit të karbonit (CO2) në atmosferë u rrit me ritmin më të lartë që nga fillimi i matjeve moderne në vitin 1957.
Në vitin 2024, përqëndrimi mesatar global i CO2 arriti në 424 ppm, një rekord i ri historik.
Ky zhvillim shqetësues thellon krizën klimatike që tashmë po merr jetë dhe po shkatërron mënyra jetese në mbarë botën.
Shkencëtarët paralajmërojnë se pyjet dhe oqeanet që përthithin CO2 nga atmosfera, po dobësohen për shkak të ngrohjes globale, duke krijuar një cikël të rrezikshëm që mund të përshpejtojë më tej rritjen e temperaturave.
Faktorët kryesorë që ndikuan në këtë rritje përfshijnë vazhdimin e djegies së lëndëve fosile (qymyr, naftë dhe gaz), pavarësisht premtimeve të vendeve të botës në vitin 2023 për të "kaluar drejt energjive të pastra", si dhe shtimi e zjarreve të shkaktuara nga temperaturat e nxehta dhe klima e thatë.
Por shqetësimi më i madh i shkencëtarëve lidhet me një faktor të tretë: mundësia që thithësit natyrorë të karbonit po fillojnë të dështojnë. Rreth 50% e emetimeve të CO2 çdo vit përthithen nga oqeanet ose bimësia. Megjithatë, ngrohja e oqeaneve ul aftësinë e tyre për të thithur CO2, ndërsa thatësirat, temperaturat e larta dhe zjarret e shpeshta në tokë pengojnë rritjen e bimësisë.
Ky raport vjen një muaj përpara Samitit të Kombeve të Bashkuara për Klimën, COP30, që do të mbahet në Brazil, ku pritet të merren vendime të rëndësishme për përshpejtimin e veprimeve kundër ndryshimeve klimatike.
Komente



