Rritet numri i femrave të
prekura nga kanceri i gjirit

Rritet numri i femrave të<br />prekura nga kanceri i gjirit
TIRANE - Numnri i femrave të prekura nga kanceri i gjirit në vendin tonë është rritur, ndërsa shërbimet për parandalamin e tij mungojnë. Sipas Alban Yllit specialist i shëndetit publik “Rastet e evidentuara me tumor vazhdojnë të kapen në stade të vonshme, gjë që ka rritur ndjeshëm dhe numrin e vdekjeve.

Në këtë pikë, Shqipëria është shumë prapa edhe vendeve të rajonit, siç është Maqedonia, e cila ofron aktualisht rreth 85 për qind të shërbimeve për ekzaminimin klinik të gjirit dhe ofron shërbimin falas për mamografinë” u shpreh Ylli.

Në konferencën ndërkombëtare të shëndetit publik, që u zhvillua për 2 ditë me radhë në Tiranë, specialistët e shëndetit publik kërkuan që duke nisur nga viti i ardhshëm mjekët e qendrave shëndetësore të kryejnë ekzaminimin klinik të gruas, pasi vetëm në këtë mënyrë do të frenohet epidemia e tumorit që po merr shumë jetë grash e vajzash.

Sipas të dhënave të ISHP, mamografia ofrohet falas vetëm në spital, ndërsa në poliklinika ky ekzaminim kryhet me pagesë. Sipas të dhënave raportojnë çdo vit ka 4500-6000 raste të reja me tumor, ku kanceri i gjirit zë numrin më të madh të të prekurve.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 08.05.2013

Redkasia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK