Rritet numri i infektimeve me COVID-19, mjekët shqiptarë letër politikës: Me rastin e afrimit të zgjedhjeve parlamentare kemi 7 kërkesa...

Rritet numri i infektimeve me COVID-19, mjekët shqiptarë letër politikës: Me rastin e afrimit të zgjedhjeve parlamentare kemi 7 kërkesa...

Foto ilustruese

Për shkak të situatës së rënduar epidemiologjike, afrimit të zgjedhjeve parlamentare ku mjëra qytetarë po angazhohen në fushatë duke mos respektuar masat anti-COVID të ndërmarra nga qeveria, mjekë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit përmes një letre të drejtuar politikës shqiptare dhe KQZ-së kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me këtë situatë.

Duke qenë se shifrat e infektimeve dhe viktimave si pasojë e COVID-19 janë në rritje, mjekët nëpërmjet kësaj letre të hapur i kanë bërë apel qytetarëve të kontribuojnë në implementimin, respektimin dhe zbatimin e masave ndaj COVID-19.

Për shkak se zgjedhjet parlamentare në vend po afrojnë, mjkët i kanë venë theksin marrjes së masave organizative të KQZ-së, në mënyrë që t’i mundësuar pjesëmarrjen personave të infektuar me COVID-19 si dhe atyre që ndodhen në karantinë ose izolim të detyruar.

“Marrjen e masave të duhura organizative nga Komisioni Qendror Zgjedhor, për të regjistruar personat që fatkeqësisht mund të jenë të infektuar me Covid-19, ata që janë në karantinë apo izolim të detyruar, si dhe të kujdeset për përditësimin e listës së këtyre votuesve në kohë reale. KQZ duhet të ndërmarrë procedurat e duhura që personave të izoluar/karantinuar t‘ju mundësohet pjesëmarrja në votim .”, thuhet në letër.

Letra e plote e mjekëve: 

Drejtuar:

  • Presidentit të Republikës, Shkëlqesisë së tij z. Ilir Meta
  • Kryeministrit dhe Kryetarit të Partisë Socialiste: z. Edi Rama
  • Kryetarit të Partisë Demokratike: z. Lulëzim Basha
  • Kryetares së Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim: Znj. Monika Kryemadhi
  • Kryetarëve të partive politike pjesëmarrëse në Procesin Zgjedhor të 25.04.2021
  • Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve: Z. Ilirjan Celibashi

Të nderuar Zonja e Zotërinj,

me rastin e afrimit të zgjedhjeve të përgjithshme të 25 Prillit 2021, ku mijera qytetarë po angazhohen në fushatën parazgjedhore e më pas përmes vullnetit të votës së tyre, do të kenë mundësi të zgjedhin ekipin e ri qeverisës, ne, personeli mjekësor, shohim me shqetësim respektimin dhe mbarëvajtjen e masave anti- Covid, të cilat janë përcaktuar me ligj, pikërisht me votë në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë.

Duke qenë se shifrat e infektimeve të reja dhe akoma më tepër të vdekjeve, janë në një trend rritës shqetësues, donim t‘Ju drejtoheshim nëpërmjet kësaj letre të hapur, ku secili nga ju, me kompetencat përkatëse, të kontribuojë në implementimin, respektimin dhe zbatimin e masave ndaj COVID-19 në Shqipëri.

Nëpërmjet kësaj letre të hapur kërkojmë vëmendjen Tuaj në:

1- Ndalimin e grumbullimeve të më shumë se 10 personave në mjedise të mbyllura dhe të hapura, në konferenca, tubime, mbledhje partiake, në ceremonitë festive dhe ato mortore, në mbështetje të Ligjit Nr. 15/2016, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, “Per parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive“, Nenit 102, Pika 4, në mbështetje të Udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik, “Me qëllim mbrojtjen e Shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga COVID-19“, Neni 7,  në mbështetje të Ligjit 44/2015 „Kodi i Proceduarve Administrative të Republikës së Shqipërisë“, nenit 113, si dhe të vendimit nr.4856 date 16.11.2020 të Komitetit Teknik të Ekspertëve.

2- Përdorimin e detyruar të barrierave mbrojtëse (maskave), bazuar në Aktin Normativ nr. 32 të Këshillit të Ministrave, datë 12.10.2020 “Për një ndryshim në aktin normativ nr. 3, datë 15.3.2020, të nr. 32, datë 12.10.2020 i Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, të ndryshuar”, Neni 3 , pika 23 si dhe sipas Udhëzimit nr. 1163/1 prot., datë 13.10.2020 të Institutit të Shëndetit Publik “Udhëzues mbi përdorimin e detyrueshëm të maskave në ambientet jashtë shtëpisë” të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

3- Mbajtjen e distancës fizike prej 2 metrash, nga të gjithë personat, gjatë kohës që janë duke qëndruar në hyrje të qendrës së votimit apo vendvotimit. Gjithashtu, votuesit duhet të mbajnë maskën mbrojtëse gjatë gjithë kohës, me përjashtim kur duhet të identifikohen nga anëtari i këshillit të vendvotimit. Në vendvotim duhet të vendosen edhe dezinfektuesit, të cilët do t’i shërbejnë votuesve për t’i dezinfektuar duart në hyrje dhe dalje të vendvotimit, bazuar në pikën 23 të Aktit Normativ nr.3 date 15.03.2020 te Keshillit te Ministrave, „Për marrjen e masave te veanta administrative gjate kohezgjatjes se periudhes se infeksionit te shkaktuar nga Sars-Cov-2“

4- Respektimin rigorozisht të masave anti-COVID nga stafi zgjedhor. Ky staf është përgjegjës për dezinfektimin e tavolinave dhe ajrosjen e herëpasherëshme të vendvotimeve, si dhe për zbatimin e masave mbrojtëse e parandaluese gjatë procesit të votimit dhe atj të numërimit të votave. 

5- Marrjen e masave të duhura organizative nga Komisioni Qendror Zgjedhor, për të regjistruar personat që fatkeqësisht mund të jenë të infektuar me Covid-19, ata që janë në karantinë apo izolim të detyruar, si dhe të kujdeset për përditësimin e listës së këtyre votuesve në kohë reale. KQZ duhet të ndërmarrë procedurat e duhura që personave të izoluar/karantinuar t‘ju mundësohet pjesëmarrja në votim .

6-Takimet, konferencat dhe mbledhjet zgjedhore me mbi 10 persona të mbahen në formatin elektronik, për të evituar kështu kontaktet fizike mes elektoratit.

7-Personat mbi 65 vjeç, si dhe ato që vuajnë nga sëmundje shoqëruese, t’i shmangin aktivitetet parazgjedhore, pasi sipas OBSH-së konsiderohen si më tepër të riskuar nga virusi COVID-19.

Është momenti i duhur për të treguar që të gjithë bashkë, do mund t’ja dalim, të luftojmë këtë pandemi.

Ju jeni faktorë të rëndësishëm në dinamikën e shoqërisë shqiptare dhe kjo sjell përgjegjesi ligjore e morale ndaj popullësisë që kërkon vëmëndjen dhe angazhimin tuaj në mbrojtjen e shëndetit e të jetës së tyre.

Lutemi të merrni në konsideratë kerkesën tonë e të mos harroni se një popull i shëndetshëm është celësi për një të ardhme të mbarë, për të gjithë.

Me respekt,

Mjekë shqiptarë brenda dhe jashtë Shqipërisë

  1. Dr. Arjola Ustalli, mjeke pneumologe, Itali
  2. Dr. Arvena Hila, mjeke reumatologe, Itali
  3. Dr. Drilon Cupi, mjek internist-mjek urgjence, Gjermani
  4. Dr. Elona Cekani, mjeke onkologe, Zvicër
  5. Dr. Eni Dragoj, PhD, mjeke kardioanesteziste, Itali
  6. Dr. Erjon Panajoti, mjek anestezist, Shqipëri
  7. Dr. Ilir Halili, mjek pneumolog, Shqipëri
  8. Z. Indrit Seferi, Specialist i Shëndetit Publik
  9. Dr. Roland Jovani, mjek pneumolog, Francë
  10. Dr. Rubjona Xhani, mjeke neurologe, Itali
  11. Dr. Vjosana Gosnishti, mjeke specializante në Obstetrikë-Gjinekologji, Gjermani
  12. Dr. Xhuljeta Treska, mjeke neurologe, Gjermani

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Varri i Enverit dridhej nga demonët! Ushtarët që e ruanin përfunduan në çmendinë', Visar Zhiti: Pse Ramizi dhe Nexhmija e çuan Nënë Terezën te ish-diktatori?

'Varri i Enverit dridhej nga demonët! Ushtarët që e ruanin përfunduan në çmendinë', Visar Zhiti: Pse Ramizi dhe Nexhmija e çuan Nënë Terezën te ish-diktatori?