Rritet numri i pacientëve të
shëndetit mendor në kryeqytet

Rritet numri i pacientëve të<br />shëndetit mendor në kryeqytet
TIRANE- Numri i personave që kanë kryer konsulta mjekësore muajt e fundit në Qëndrat Komunitare të Shëndetit Mendor në kryeqytet është rritur ndjeshëm. Ky fakt pranohet edhe nga mjekët e këtyre qëndrave, dhe ajo që është më shqetësuese është fakti se numrin më të madh të këtyre vizitave e përbëjnë të rinjtë. Sipas specialistëve të shëndetit mendor, grupmosha 20-30 vjeç përbën edhe numrin më të madh të këtyre konsultave mjekësore dhe jo në pak raste edhe të shtrimeve në qendrat e Shëndetit Mendor. Problemet më të diagnostikuara janë neurozat, çrregullime psikike apo depresive, skizofrenitë dhe prapambetjet mendore.

Mjekët i argumentojnë këto probleme të shfaqura tek të rinjtë me faktin se shumë prej tyre janë përdorues të lëndëve të ndryshme narkotike, pijeve alkolike dhe të tjerë bien pre e sjelljeve depresive për shkak të përfshirjes në lojrat e fatit apo problemeve ekonomike. Në ditë secila prej qëndrave të Shëndetit Mendor kryen rreth 30 vizita, shifër shumë e lartë kjo duke e krahasuar me numrin e vogël të popullsisë. Në qëndrat e shëndetit mendor rezultojnë të regjistruar  rreth 3500 pacientë, me probleme mendore të llojeve të ndryshme, që i përkasin grupmoshës 18-60 vjeç, dhe që mjekohen në mënyrë të vazhdueshme pranë këtyre qëndrave.

Ndërkohë që rreth 300 të tjerë të moshës mbi 60 vjeç rezultojnë me prapambetje të forta mendore. Shqetësuese për mjekët është mosrespektimi i këshillave mjekësore dhe përdorimit të medikamenteve të dhëna nga mjekët nga ana e pacientëve, pasi mund të çojnë në përparimin e sëmundjeve. Vlerësimi në këto qëndra bëhet nga ekipe të specializuara mjekësh multidisiplinare.

Si detyrë e këtyre insititucioneve të shëndetit mendor nuk janë vetëm evidentimet e rasteve problematike por edhe konsultat psikologjike dhe sociale që i ofrohen të sëmurëve. Fushatat sencibilizuese në funksion të uljes së këtyre shifrave kanë filluar të jenë të shpeshta, sidomos ato që kanë lidhje me të rinjtë dhe varsinë që ata kanë nga përdorimi i lëndëve narkotike.


Shkrimi u publikua sot (12.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur