Rritet numri, rreth 620 të dënuar do të përfitojnë nga amnistia! Ministria e Drejtësisë dorëzon në kryeministri versionin përfundimtar

TIRANË- Rreth 620 të dënuar do të përfitojnë nga amnistia, pas versionit përfundimtar të projektligjit për amnistinë penale, shifër kjo e rritur krahasuar më propozimin e pak javëve më parë.

Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar sot versionin përfundimtar në kryeministri ku janë reflektuar sipas ministrin Ulsi Manja rekomandimet e kërkuara nga SPAK, KLGJ dhe Prokuroria e Përgjithshme.

"Kemi reflektuar rekomandimet e kërkuara nga SPAK, KLGJ dhe Prokuroria e Përgjithshme, duke e bërë një amnisti dhe më të plotë, nga e cila do të përfitojnë 620 të dënuar" - theksoi Ministri Manja.

Përmes kësaj amnistie, përfitojnë dhe përjashtohen nga vuajtja e dënimit, burrat e dënuar me burgim deri në 3 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën ose një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, për dënime të dhëna deri në datën 30.11.2023, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi. Po ashtu përfitojnë meshkujt e dënuar me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 3 vjet. Gjithashtu burrat e dënuar të cilët, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 60 vjeç. 

Ndërsa përfitojnë dhe përjashtohen nga vuajtja e dënimit, gratë e dënuara, me burgim deri në 4 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën ose një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, për dënime të dhëna deri në datën 30.11.2023, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi. Ndërsa femrat e dënuara me burgim, të cilave, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 4 vjet. Po ashtu gratë e dënuara, të cilat, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 50 vjeç. Po ashtu edhe personat e dënuar me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç.

Ndërkohë, amnisti nuk mund të përfitojnë të dënuarit për krime kundër njerëzimit, krime kundër jetës të kryera me dashje, ku përfshihen vrasjet. Nuk amnistohen ata që kanë kryer krime kundër shëndetit, krime seksuale, pengmarrësit, kundër moralit e dinjitetit, fëmijëve, martesës dhe familjes. Ministria e Drejtësisë propozon që nuk mund të përfitojnë të dënuarit për grupe kriminale dhe krime kundër shtetit, falsifikimit të dokumenteve, që cenojnë regjimin juridik të tokës dhe ndërtimeve apo kundër mjedisit.

Të dënuarit që nuk kanë asnjë të drejtë amnistie janë edhe ato që kanë kryer krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues, që kanë cenuar marrëdhëniet me shtetet e tjera, terrorizëm, krime kundër autoritetit të shtetit apo kundër drejtësisë. Amnistia, e cila pritet të kaloj në Kuvend në votim, nuk u jep ulje dënimi edhe atyre që prekin zgjedhjet e lira, krimet e bandave të armatosura dhe organizatave kriminale.

Nuk përfitojnë ulje të dënimi edhe ata që i janë shmangur ndjekjes penale dhe ata që detyrohen të deklarojnë pasurinë dhe subjektet që gjykohen nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe hetohen nga SPAK.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Projektligji per amnistine

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ahmet .: 08/12/2023 16:11

    KJO AMNISTI eshte tersisht selective. VETEM NGA FAKTI SE vetingu la derguar MBI gjysmen e Gj.e Prok.do te THOTE SE ne burgje PO vuajn

    Përgjigju
  • Nasho: 04/12/2023 11:11

    E kuptoni qe me kete draft nuk perfiton askush. Keto jane dokrra. Asnje qe e meriton nuk do te lirohet nga burgu, sepse drafti nuk e lejon. Jane pershtuar te gjithe fakirat qe jane futur brenda per kultivim, per mbajtje

    Përgjigju
  • Bleda muca: 01/12/2023 10:40

    Po kto qe jan arrest shpie per aksident me makin

    Përgjigju
  • edi: 01/12/2023 09:19

    Ky eshte nje nder i madh qe qeveria jone e nderuar i ben hajduteve e krimineleve.

    Përgjigju
  • Njoni: 30/11/2023 19:12

    I lironi se I pret hasmi sate dalin .

    Përgjigju
  • NICOLAGLADI2GMAIL.COM: 30/11/2023 18:28

    PO ATO QE JAN DETYRIM PARAQITJE CA NDODH ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Fjala kryesore e vitit 2024 në raportin 'Carta di Roma' është 'Shqipëria'

Itali/ Fjala kryesore e vitit 2024 në raportin 'Carta di Roma' është 'Shqipëria'