Rritet numri i personave me
sëmundje mendore në Kosovë

Rritet numri i personave me<br />sëmundje mendore në Kosovë
Sëmundjet me çrregullime mendore në Kosovë, sipas statistikave aktuale, renditen me rreth 35 përqind të sëmundjeve të përgjithshme.

Ndonëse në mungesë të sistemit të informimit shëndetësor, Kosova nuk posedon statistika të sakta, profesionistë shëndetësorë thonë se personat që kanë probleme me shëndetin mendor, janë në rritje.

Sami Rexhepi, drejtor i Qendrës për Shëndetin Mendor në Prishtinë, thotë se vetëdija e familjarëve që kanë anëtarë me probleme mendore, është rritur dhe kjo dëshmohet me faktin se ato po i raportojnë rastet më shpesh, krahasuar me të kaluarën.
 
“Sa u përket kërkesave për ndihmë, është rritur numri, por jo pse popullata është më e sëmurë, por vetëdija është ngritur dhe stigma ka filluar të largohet. Sidomos familjarët janë vetëdijesuar. Popullata jonë është shumë më e ndjeshme dhe problemet janë të mëdha dhe të shpeshta. Mungesat e barnave përbëjnë problem më vete, pasi mundësitë e tyre për t’i blerë barnat janë shumë më të kufizuara sesa te pacientët e tjerë. Pastaj si shoqëri, nuk po arrijmë t’i përmbushim kërkesat e tyre”, deklaron Rexhepi.
 
Ndërkaq, Besnik Stuja, koordinator i shërbimit profesional të shërbimit të shëndetit mendor, thotë se bëhen mbi 18 mijë vizita në vit vetëm për shërbimet në komunitet, gjë që, sipas tij, tregon se si problematikë është mjaft e shprehur.
 
Udhëheqësi i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, Skënder Syla,thotë se problemet që ndërlidhen me shëndetin mendor, janë në rritje në tërë botën, rrjedhimisht edhe në Kosovë. Ai shton se vendi ka shënuar rezultate sa i përket aspektit të zbatimit të sistemit të shëndetit mendor, me bazë në komunitet.
 
Në Kosovë, këto 17 vjetët e fundit është rritur numri i personave që llogaritet se kanë nevojë për përkujdesje shëndetësore, për shkak të problemeve me shëndetin mendor.
Në mungesë të përkujdesjes institucionale, persona të shumtë nga kjo kategori e sëmundjeve, vërehen edhe nëpër rrugët e qyteteve të Kosovës.

Për këtë çështje Sami Rexhepi thotë se ata nuk dërgohen në institucionet gjegjëse, andaj edhe nuk dihet numri i tyre./REL

Redaskia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri