Rritet numri i recetave
të rimbursueshme

Rritet numri i recetave<br />të rimbursueshme
TIRANE- Nevojat e të sëmurëve për medikamente dhe zgjerimi i rrethit të këtyre sëmundjeve ka bërë që, nga viti në vit, buxheti për subvensionimin e ilaçeve nga shteti të rritet. Vetëm në vitin që lamë pas, numri i recetave të rimbursueshme u rrit me 500 mijë më shumë, duke e çuar numrin total të tyre në 4.2 milionë. Por, edhe pse numri i recetave të rimbursueshme është rritur, krahasuar me disa vende të tjera të rajonit, efikasiteti i tyre vazhdon të jetë shumë i ulët. Në vend pjesa më e madhe e medikamenteve të rimbursueshme shkojnë për pensionistët. Të grupuar në “kategoria pensionistë”, në bazë të ndarjes së bërë nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, kjo kategori përbën 45 % të rimbursimit total që bëhet nga shteti.

Gjatë vitit që lamë pas shpenzimet për rimbursimin e kësaj kategorie, u rritën me 8% krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, përsa u përket sëmundjeve kronike me recetë të rimbursueshme, trajtohen disa sëmundje ndër të cilat më prioritare janë Hipertensioni, Diabeti Mellitus dhe Glaucoma. Për hipertensionin shkon 23% e rimbursimit total e rimbursimit të sëmundjeve kronike. Fondet për Diabetin Mellitus në vitin që lamë pas u rritën me 3 %, duke përbërë 19 % të shumës totale të rimbursimit të sëmundjeve kronike. Glaucoma zë 5% të rimbursimit, ndërsa epilepsia 4% të këtij fondi për medikamentet e rimbursueshme.

Një prioritet sa i përket medikamenteve të rimbursueshme, pati edhe për të sëmurët me kancer, fondi për të cilët shkoi në 9 %. Me 6.2 % u rrit edhe rimbursimi për kategorinë e invalidëve të plotë. Në vit fondi i rimbursimit për këtë kategori sociale përbën 30.4 % të shumës totale të rimbursimeve. Me përparsi është trajtuar edhe “kategoria popullsi aktive”, buxheti për të cilën është rritur me 15.7 mln krahasuar me një vit më parë. Shpenzimet në total për rimbursimet në 2013 u rritën me 6.85%, në plotësim të kërkesave të vazhdueshme nga pacientët për rimbursimin e medikamenteve mjekësore. Me 4.4 % buxheti u rrit për Kujdesin Shëndetësor Publik, dhe me 4% për përmirësimin e kushteve dhe cilësisë së sistemit spitalor.

Problematikat kryesore në shërbimin spitalor shfaqen në shfrytëzimin e shtretërve në spitale, në numrin e ulët të vizitave ambulatore dhe për më tepër në raportin e zhdrejtë që ekziston mes shtrimeve urgjente dhe atyre të planifikuara. Për të shmangur fluksin e tepërt të vizitave në spitale, si mënyrë alternative dhe efikase për të ofruar shërbimin shëndetësor pritet që një pjesë e mirë e ndihmës shëndetësore, të jepet nga Poliklinikat e Specialiteteve. Por vetë Qendrat Spitalore, shfaqin shqetësimin për numrin e lartë të pacientëve që përballojnë gjatë ditëve dhe kryesisht në fundjavë, kur këto Poliklinika janë të mbyllura. Një tjetër problematikë shfaqet edhe në raportin e zhdrejtë që ekziston mes shtrimeve urgjente dhe atyre të planifikuara.

Në shumë raste, pacientët e egzaminuar nuk përdorin planifikimin si një mënyrë për të marrë një ndihmë mjekësore në institucionet shëndetësore. Nëpërmjet shtrimeve urgjentë shumë prej pacientëve shmangin procedurat e shtrimit në spitale, duke e bërë më të vështirë organizimin dhe funksionimin normal të këtij sistemi. Problematikë e theksuar shfaqet edhe në shfytëzimin e shtretërve spitalorë. Sipas të dhënave nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, mesatarja vjetore e përdorimit të tyre është vetëm 40%. Ndërkohë që xhiroja e shtratit është 1.3 herë më e madhe se një vit më parë, duke pasur një mesatare vjetore me 23.4 %.

 Libreza shëndetësore zëvendësohet nga karta shëndetësore
Për të shmangur burokracitë e mjekëve dhe farmacistëve, përsa i përket recetave të rimbursueshme, një bashkëpunim mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, shumë shpejt do të aplikojnë recetën elektronike. Projekti që pritet të vihet në zbatim në muajt e ardhshëm do të nisë funksionimin e tij nga qyteti i Durrësit, përzgjedhja e të cilit është bërë për shkak edhe të plotësimit të disa faktorëve të rëndësishëm në këtë projekt pilot.

Nëpërmjet recetës elektronike, qytetarët nuk do të kenë nevojë për të pasur më librezat shëndetësore, pasi funksionin e saj do ta ketë karta shëndetësore. Aplikimi i librezës elektronike pritet të rrisë ndjeshëm shërbimin mjekësor për pacientët. Projekti gjithashtu synon të rrisë cilësinë e punës së mjekëve dhe farmacistëve, kontrolli i të cilëve  është më i thjeshtë.

Shkrimi u publikua sot (26.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Niveli më i ulët historik, euro po këmbehet me 100.23 lekë, BSH: Bizneset duhet të përshtaten me normalitetin e ri

Niveli më i ulët historik, euro po këmbehet me 100.23 lekë, BSH: Bizneset duhet të përshtaten me normalitetin e ri