Rritet numri i të prekurve me
tumore në organet riprodhuese

Rritet numri i të prekurve me<br />tumore në organet riprodhuese
TIRANE-  Rastet e të prekurve me tumore të organeve riprodhuese të meshkujve dhe të femrave po vijnë në rritje nga viti në vit. Ndonëse aktualisht ata zënë një përqindje të vogël të rasteve mes të gjitha llojeve të tumoreve mjeku Ferdinad Jorgoni, në konferencëm mediko-onkologjike, ka thënë se shifrat e të prekurve në zonat urbane janë shumë më të larta se ata të zonave rurale. 

"Le të flasim pak për situatën epidemiologjike të tumorit të testeve në vendin tonë. Ai përbën 1.3 për qind të tumoreve malinje të meshkujve që është një shifër e ulët, ashtu siç e ka edhe bota. Çdo vit regjistrohen 21 raste të reja. Ndërsa tumori i ovarit përbën 4 përqind të tumoreve që prekin seksin femër dhe rreth 25 për qind të tumoreve që prekin organet gjenitale femërore. Mesatarisht për çdo vit, kemi pasur, për periudhën 5-vjeçare, 2006-2010, 51 raste të reja çdo vit, ndërsa tre vitet e fundit, në 2011 kemi pasur 84 raste" tha Ferdinad Jorgoni, onkolog (ne foto)

Shefi i shërbimit të onkologjikut, Agim Sallaku, ka deklaruar se rezultatet pozitive të konferncës kombëtare të kancerit të gjirit, e cila u organizua nën nismën e drejtëpërdrejtë të "A1 Repoort" dhe Shqiptarja.com, i shtynë që të mblidheshin sërish në një konferencë edhe për tumoret e organeve gjenitale 

"Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit dhe të zhvillimit të hershëm të kancerit të gjirit, evidentuam në konferencë shumë persona të involvuar në onkologji, se çfarë ka ndodhur me ne pas viteve 90-të, ku për arsye të shumë faktorëve incidenca dhe vdekshmëria është më tepër se dyfishuar. Dhe pikërisht për të evidentuar disa nga këto patologji, kemi organizuar edhe këtë konferencë, si shërbimi i onkologjisë dhe shoqatë onkologjike për të përqasur, për të debatuar dy patologji të ndryshme"

Çdo vit, në vendin tonë regjistrohen 6000 raste të reja, me të gjitha llojet e tumoreve.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni turin e Ramës me diasporën?



×

Lajmi i fundit

E kryer/ Bayern Munich zgjedh një 38-vjeçar për rolin e trajnerit

E kryer/ Bayern Munich zgjedh një 38-vjeçar për rolin e trajnerit