Rritet numri i të infektuarve/ Evropianët duan të shmangin një izolim të dytë...masa shtrënguese në rajone të veçanta (VIDEO)

"Katastrofike"dhe "shkatërruese"  janë këto fjalët që liderët evropianë përdorin për të përshkruar pasojat e një bllokimi të dytë nëse ata do të detyrohen të marrin masa të tilla. Për këtë arsye qeveritë po bëjnë kufizime rajonale dhe jo të përgjithshme.

Franca, me 10 500 raste pozitive me COVID-19 në 24 orë  ka shtrënguar masat veçanërisht në qytetet më të goditura  të goditura si Paris, Marsejë, Bordeaux, Nice dhe Toulouse.

Tubimet janë ndaluar, lokalet punojnë me orare të kufizuara dhe vizitat në shtëpitë e pleqve janë limituar. Përdorimi i maskës  në Paris dhe zona të tjera, është i detyrueshëm.

Madridi, nga sot vendosi kufizime drastike. Në gjashtë rrethe dhe shtatë komuna përreth kryeqytetit spanjoll, njerëzit lënë shtëpitë e tyre vetëm për nevojat urgjente si: të shkuarit në punë, shkollë, ose nëse thirren nga gjykata.  Zonat e banuara preken nga masat e reja nëse numri i infeksioneve tejkalon 1,000 për 100,000 banorë gjatë 14 ditëve të fundit.

Situata është disi e ndryshme në Mbretërinë e Bashkuar, ku pavarësisht se një izolim i dytë nuk është në preferencën e askujt, qeveria është e përgatitur për cdo gjë.  Javën e kaluar Britania e Madhe filloi shtrëngimin e masave për distancim social.  Në Birmingham, Glasgoë dhe qytete të tjera të mëdha, anëtarët e një shtëpie nuk mund të takohen me anëtarët e një familje tjetër në hapësira të mbyllura, dhe takimet në publik janë kufizuar pjesërisht. Studiuesit më në zë rekomandojnë  që qeveria të vendosë një bllokim dy-javor në shkallë vendi në  muajin Tetor në të njëjtën kohë me pushimet e nxënësve.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Evropa regjistron midis 40,000 dhe 50,000 raste të reja me koronavirus çdo ditë.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar