Rritet numri i të prekurve me
HIV/AIDS, 32 raste për 4 muaj

Rritet numri i të prekurve me<br />HIV/AIDS, 32 raste për 4 muaj
Rritet numri i të prekurve me HIV/AIDS në vendin tonë. Vetëm për 4 mujorin e parë të këtij viti janë identifikuar me HIV 32 persona. Ky identifikim është bërë gjatë testimit vullnetar të gjakut kryer në laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik dhe spitalit infektiv në QSUT.

Specialistja e shëndetit publik Marjeta Dervishi tha se në Shqipëri vazhdon të mbetet problem numri i ulët i testimeve. Po sipas specialistes, Dervishi, kryerja më e madhe e testimeve bëhet në Tiranë, megjithëse në 12 prefektura të vendit janë hapur qendrat e këshillimit e testimit për HIV/AISD.

“Tirana ka numrin më të lartë të testimeve vullnetare dhe kjo lidhet me faktin që Tirana është një qytet i madh ku ndoshta dhe vetë ata që vijnë për t’u testuar mendojnë që mbeten anonimë”, thotë specialistja Dervishi.

Ajo u shpreh se mungesa e ndërgjegjësimit ka bërë që gati gjysma e pacientëve të prekur me HIV të vijnë në stadin e AIDS, duke i hequr vetes shumë mundësi për të zgjatur vitet e jetës. Sipas të dhënave të fundit në Shqipëri janë aktualisht 607 persona që jetojnë me HIV, mes tyre dhe 28 fëmijë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 16.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës