Rritet numri i turistëve në parkun e Apolonisë, 5500 vizitorë në periudhën e parë të këtij viti

Përfshirja e Apolonisë në axhendën e agjensive turistike, por edhe në turizmin elitar nëpërmjet Kroçereve ka rritur numrin e turistëve të huaj. Vetëm përgjatë periudhës së parë të këtij viti numri i vizitoreve të huaj në parkun arkeologjik shkon në 5500, ndërkohë të shumtë janë edhe vizitorët vendas. 
Vetemktë të mërkurë Apoloninë e kanë vizituar dy grupe turistësh nga Danimarka dhe Franca  të cilët kan zbarkuar me Kroçere  në Durrës.  

"Kemi ardhur me kroçerë nga Dubrovniku. Fillimisht u ndalëm në Durrës dhe më pas në Tiranë, Sarandë dhe më pas erdhëm këtu në Apoloni. Vendi eshte interesant dhe na pelqen shumë. Shpresoj që të kthehem sërish", shprehet nje vizitor.

Ndërkohë drejtuesja e Parkut, Ornela Durmishaj është shprehur se rritja e numrit të vizitorëve ka të bëje me ndikimin pozitiv që ka dhënë përfshirja e parkut në guidat turistike si dhe promovimi që ishëtë bërë këtij Parku Arkeologjik.

Apolonia është një ndër qytet antike më të mëdha në Shqipëri. Ky park prej hyrjes në agjendën evropiane të turizmit në vitin 2017 ka rritur interesin e grupeve të turistëve për ta vizituar. Gjatë vitit që lamë pas Apolonia u vizitua nga rreth 40 mijë turistë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit