Parku Arkeologjik i Apolonisë thyen rekord, mbi 82 mijë vizitorë gjatë 2023! Destinacioni i preferuar i turistëve të huaj

82 300 turistë kanë vizituar Parkun Arkeologjik të Apolonisë gjatë vitit 2023, duke shënuar kështu një shifër rekord. Drejtoresha e parkut, Ornela Durmishaj tha në një intervistë për Report TV se në 2023-shin kishte rritje me 40% krahasuar me vitin 2022.

“Normalisht ne dy parqet Arkeologjike në atë të Apolonisë dhe të Bylisit ne kemi pasur një rritje jashtëzakonisht të madhe të turistëve duke krahasuar me 2022 por edhe me 2019 që ka qenë viti i fundit  para pandemisë ku kishim fluksin më të madh. Jem rreth 40% më shumë në Apoloni me vizitorë pra në 2022 ishin  52 200  në 2023  arritëm në 82 mijë 300”, u shpreh ajo.

Harta e vizitorëve është zgjeruar, pasi vijnë edhe nga vende që nuk kanë qenë shumë prezente në Apoloni.

“Përqindja më e madhe nga Europa Perendimore , duke filluar nga Italia, Spanja, Franca, Gjermani, por edhe ukrainas, belg, nga kontinenti amerikan por edhe nga Azia e larget”, tha Durmishaj. 

Parku arkeologjik i Apolonisë është shndërruar një destinacion i preferuar në çdo stinë. Në këtë fillimviti gjetën turistë italianë dhe emigrantë shqiptarë që po shfrytëzojnë ditët e pushimit për t'u njohur me historinë e kulturën.

“Kthehem pas 20 vitesh në Apoloni dhe shoh se janë bërë shumë ndryshime”, tha emigranti.

Ndërsa, Angelo Cannizzaro është arkitekt italian që jeton në Siçili dhe viziton për herë të parë Shqipërinë.

"Eshte hera e pare që vij në Shqipëri. Po zbulojmë se ka vende shumë interesante, siç është Apolonia. Ajo përfaqeson nje pjesë të historisë së vendit tuaj dhe jep mundësine e rizbulimit të një kujtese ndoshta të humbur në shekullin e fundit”, shtoi turisti italian.

Qyteti antik i Apolonisë është themeluar në shek. VI para Krishtit. Pozita strategjike, me pamje nga fusha Myzeqe, ku horizonti takon Detin Adriatik, shndërron udhëtimin një përvojë unike. Përpos monumente të shumta në natyrë, turistët gjejnë brenda në Manastir, muzeun arkeologjik, me thesare të zbuluara gjatë ekspeditave arkeologjike.

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër