Dëmtimi i kolonave në Apoloni, Ministria e Kulturës: Akt vandal, por s'ka humbje të parikuperueshme, do vendosen në ruajtje

Dëmtimi i kolonave në Apoloni, Ministria e Kulturës: Akt vandal, por s'ka humbje të parikuperueshme, do vendosen në ruajtje

Dëmtimi i kolonave të Nimfeut në Parkun Arkeologjik të Apolonisë

TIRANE-Ministria e Kulturës ka reaguar pas akuzave në drejtim të institucionit pas dëmtimit të kolonave të Nimfeut në Parkun Arkeologjik të Apolonisë.

Ministria sqaron se u dëmtuan dy muaj më parë gjatë kohës së izolimit dhe se prokuroria po heton cështjen. Ministria e Kulturës thekson se po bashkëpunon me shoqërinë Shtetërore të Sigurisë, “Illyrian Guard”, për vendosjen nën ruajtje të të gjitha muzeve, siteve arkeologjike dhe institucioneve të tjera kulturore.

Sa i përket aktit, ministria e cilëson si vandal dhe antishqiptar dhe shton se ka besim të plotë se Policia e Shtetit do të zbardhë këtë çështje, dhe përgjegjësit do të dalin përpara drejtësisë.

Deklarata e plotë e Ministrisë së Kulturës
Mbi dëmtimin e kolonave të fasadës së fontanës monumentale të Apolonisë

Duke iu përgjigjur interesit të publikut mbi rastin e dëmtimit të dy kolonave të Nimfeut, në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, dhe për t’i vënë fre disinformimit, të mbështetur vetëm në hamendësime dhe keqinterpretime rrjetesh sociale dhe asnjë burimi zyrtar, Ministria e Kulturës sqaron:

Ministria e Kulturës nuk ka bërë asnjë përpjekje për të fshehur dëmtimin e dy kolonave, por ka ndjekur rrugën ligjore për zbardhjen e këtij akti vandal dhe ka marrë masa të menjëhershme për hartimin e projektit për ringritjen e tyre.

Dy kolonat e fasadës së fontanës monumentale të Apolonisë janë dëmtuar dy muaj më parë, gjatë izolimit nga Covid 19. Ato janë gjetur të dëmtuara gjatë kontrollit nga punonjësit e Zyrës së Administrimit dhe Koordinimit të Parqeve Arkeologjike Apoloni dhe Bylis, në datën 13 prill 2020.

Menjëherëështë lajmëruar Drejtoria e Policisë Vendore, Fier, e cila erdhi menjëherë në vendngjarje.Tashmë ngjarja është nën hetimin e Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë.

Në të njëjtën kohë, Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parqeve Arkeologjike Apoloni dhe Bylis ka vënë në dijeni Ministrinë e Kulturës dhe Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.

Nga inspektimi në terren u konstatua se kolonat kanë pësuar shkëputje të tamburëve nga njëri-tjetri dhe ciflosje. Specialistët e Zyrës së Administrimit dhe Koordinimit të Parqeve Arkeologjike Apoloni dhe Bylis kanë mbledhur dhe dokumentuar çdo element të shkëputur. Sipas specialistëve, nuk ka asnjë humbje të parikuperueshme në monument.

Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parkut ka hartuarmenjëherënjë projekt restaurimi, i cili është aprovuar tashmë pranë Këshillit Shkencor të Institutit të Monumenteve dhe në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore pranë Ministrisë së Kulturës.

Puna për ringritjen e kolonave dhe restaurimin e tyre do të nisë në ditët në vijim.

Parku i Apolonisëështë një nga më të rëndësishmit në vendin tonë, me një shtrirje prej 700 hektarësh dhe ruajtja e këtyre sipërfaqeve, ka shfaqur vështirësi përgjatë viteve.

Ashtu si të gjitha institucionet e tjera shtetërore, edhe Ministria e Kulturës po bashkëpunon me Shoqërinë Shtetërore të Sigurisë, “Illyrian Guard”, për vendosjen nën ruajtje të të gjitha muzeve, siteve arkeologjike dhe institucioneve të tjera kulturore.

“Illyrian Guard” operon përmes sistemit digjital të ruajtjes, duke siguruar një kontroll më të mirë të territorit, duke tejkaluar problematikën e pamundësisë së mbikqyrjes fizike të objekteve të trashëgimisë kulturore.

Duke dënuar këtë akt vandal dhe antishqiptar, me besim të plotë se Policia e Shtetit do të zbardhë këtë çështje, dhe përgjegjësit do të dalin përpara drejtësisë, Ministria e Kulturës i bën thirrje çdo qytetari tëkontribuojëme përgjegjshmëri dhe ndjeshmëri të lartë civile, në ruajtjen e trashëgimisë sonë të përbashkët kulturore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 15/06/2020 20:20

    M8nistria dhe vecanerusht drejtoria rajonale e parkyt kane pergjegjesi per ruajtjen e objekteve arkeologjike .Ruajtja nga kompanite e rojeve duhet te ushin bere me pare dhe objektet qe kane vlera te rralka te survejohen me kamera.Vet parku i Apollonise ka mundesi financiare per te paguar keto sherbime

    Përgjigju
  • Kafsha: 15/06/2020 17:34

    Do ta kene bere jorgjete

    Përgjigju
    • Moon: 15/06/2020 18:43

      Cdo gje bën vaki

  • Vandalet: 15/06/2020 14:05

    Jo mo cne, thjesht do behet nje tender disa dhjetera (ndoshta dhe qindra) mijera eurosh per ti rikthyer sic qene!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi për Dibrën, garë e ngushtë mes PS dhe PD, bojkotohen partitë e vjetra të tjera! Të rejat shohin ngjitje

Sondazhi për Dibrën, garë e ngushtë mes PS dhe PD, bojkotohen partitë e vjetra të tjera! Të rejat shohin ngjitje