Dëmtimi i Parkut Kombëtar të Apolonisë/ drejtoresha: Ndodhi më 13 prill gjatë karantinës, kanë nisur hetimet! Pritet që këtë javë të nisë restaurimi

Pas denoncimit të Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë për një tjetër rast të shkatërrimit të monumenteve të kulturës në vendin tonë të dy kolonave në Parkun Apolloni – Bylis ka reaguar për Report Tv drejtoresha e parkut.

Drejtoresha e Parkut Kombëtar të Apolonisë, Ornela Durmishaj shprehet se pritet që këtë javë të nisë puna për restaurimin dhe se çështja është në hetim e sipër nga prokuroria.

Ajo ka shtuar se është dëmtuar monumenti i Nimfeut i shek III p.e.s., më 13 prill gjatë periudhës së karantinës prej COVID-it, i cili është një çezmë monumentale që ndodhet në periferi të qytetit antik të Apolonisë, rreth 1 kilometër nga manastiri.

"Dëmtimi ka ndodhur më 13 prill, gjatë mbylljes gjatë fundjavës. U konstatua ditën e hënë nga rojet, janë marrë masat paraprake dhe kanë filluar hetimet. Janë marrë të dhënat, por akoma është në proces e sipër hetimi, pasi është konstatuar nga rojet. Atë ditë ka bërë verifikimet në terren dhe çështja është kaluar në prokurori. Nga ana jonë është bërë dokumentimi përkatës dhe është realizuar projekti i ndërhyrjes për ta rikthyer në gjendjen që ishte. U cua ky raport Ministrisë së Kulturës dhe Insitutit të monumenteve, u kalua ky projekt e u miratua dhe presim që këtë javë të fillojmë punën. Është dëmtuar monumenti i Nimfeut, i shek III p.e.s.,  i cili është një cezmë monumentale dhe depozitë uji që ndodhet në veri-perëndim të Apollonisë, 1 km larg Manastirit, restauruar në vitet '70", thotë jo.

Gjithashtu shton se është dëmtuar tamburet e kolonave në tre pjesë, të cilat do të ringjiten dhe do të vendosen përsëri aty ku ishin.

Në lidhje me marrjen e masave thotë se është shtuar kontrollin në 700 hektarët e të gjithë parkut, por kërkohen forca më të mëdha dhe se përgjigjia e ministrisë ka qenë që do të bëhet një patrullim më i madh nga rojet.

 "Ndërhyrja do të bëhet nga ana jonë dhe nga Insitutit të monumenteve. Kostoja janë vetëm materialet dhe haku i punës që do të jetë i punonjësve që ndodhen këtu. Jemi hapur që në maj, fluksi këtë vit është shumë i dobët sepse kjo është një periudhë intensive turistësh", shton drejtoresha.

Në parkun arkeologjik të Apolonisë më parë është organizuar Task forca e turizmit, ku drejtoresha shprehet se ministrja Margariti ka qenë e pranishme ka parë gjithë zonën dhe hapësirën e shpallur monument kulture.

Kujtojmë se arkeologu Neritan Ceka ka reaguar ditën e djeshme për këtë rast duke iu drejtuar ministres së Kulturës, Elva Margariti, me pyetjen se: "Përse i mbron shkatërrimtarët e pasurive të rralla në vendin tonë". Gjithashtu edhe presidenti Meta e ka dënuar këtë akt duke bërë kërkesë për restaurimin e tij.

Kujtojmë se arkeologu Neritan Ceka ka reaguar ditën e djeshme për këtë rast duke iu drejtuar ministres së Kulturës, Elva Margariti, me pyetjen se: "Përse i mbron shkatërrimtarët e pasurive të rralla në vendin tonë". Gjithashtu edhe presidenti Meta e ka dënuar këtë akt duke bërë kërkesë për restaurimin e tij.

VIDEO/ Dëmet në kollonat në Parkun e Apollonisë

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A. N.: 13/06/2020 16:34

    Po ja qe Covidi rrezoka edhe monumentet dhe jo vetem neve.

    Përgjigju
  • Arbëri: 13/06/2020 15:58

    Këta jan egersira antikombëtare shqiptate, por ajo që është më e shëmtuara, është se nuk kemi politikan as qeveri e as akademi Shqiptate dhe që të gjithë këta punojn për armiqt e këtij vendi ...!!!

    Përgjigju
  • Emigranti: 13/06/2020 13:51

    Me varje duhet të dënohet ai kafsha që e ka bërë. Se ka krim kundër personit por ka edhe krim kundër historisë kulturës dhe ekzistencës së një populli.

    Përgjigju
  • Kafsha: 13/06/2020 13:43

    Po të kishte ndodhur ne kohën e Enverit kjo, bajgave fshatare do u ishin prerë duart!

    Përgjigju
    • Eno: 13/06/2020 18:04

      ca ka lidhje me fshatin o buqe

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër